Politikania Jozefina Topalli ka pësuar një humbje të madhe. Nëna e saj ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vet Jozefina përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka shkruar se ceremonia e përcjelljes së të ëmës do të jetë private për shkak të pandemisë.
“Te dashtun miq e dashamires, Gjoni, Jozefina e Ilda lajmerojne me dhimbje humbjen e nenes se dashtun.
Ngushellimi me i mire per ne do te jete nje lutje per shpirtin e Saj. Per shkak te situates, ceremonia e varrimit do te jete krejtsisht private.
Falenderojme te gjithe dhe ndjejme afersine tuaj ne kete moment dhimbje per familjen tone”, shkruan Jozefina Topalli.
Discussion about this post