Pas sondazhit të publikuar në emisionin “Barometri politik” të Euronews, sipas së cilit përgjegjësinë për ngjarjet e dhunshme të 8 janarit në selinë e PD e kishte Sali Berisha, aktivistja amerikano-shqiptare, Evi Kokalari ia ka përmbysur rezultatet, gazetares Jonida Shehu me një mesazh të prerë:
“Jonida e dashur, – iu drejtua Kokalari nga Fb. – Flas në emër të shumë shqiptarëve kur them se midis fjalës së Sali Berishës apo polleve të Euronews Albania, ne i besojmë Sali Berishës.
Fakti që ti sonte tregove atë lloj anshmërie politike, flet qartë që pollet e Euronews-it nuk duhen marrë kurrë seriozisht,” theksoi Evi Kokalari.
Pyetja e ngritur nga “Barometri: i këtij televizioni ishte: Cilin bëjnë shqiptarët përgjegjës për dhunën në selinë e PD” dhe përgjigja që kishte rezultuar sipas Euronews më 27 janar, ishte: “Shqiptarët që janë votues të Partisë Demokratike, bëjnë përgjegjës më shumë Sali Berishën (41%) se sa Lulzim Bashën (37%) për përplasjen e dhunshme që ndodhi në selinë e PD në 8 janar.”