Në 24 orët e fundit në Itali janë konfirmuar 4,619 raste të reja me koronavirus. Kështu, autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se totali i të infektuarve në vend shkoi në 359,569.
Nga ana tjetër, brenda ditës u regjistruan edhe 39 raste fatale si pasojë e koronavirusit. Në total, bilanci i viktimave rritet në 36,205.
Numri i personave që janë negativizuar nga virusi është 240,600 ndërsa 82,764 janë ende raste aktive në vendin fqinje. Në 24 orët e fundit, autoritetet e Shëndetit analizuan 85,442 tamponë, 19,216 më pak se dje kur u bënë 104,658 teste.
Pacientët e shtruar në spital me simptoma raportohet të jenë 4,821 nga të cilët 452 ndodhen në kujdes intensiv. s.b/abcnews.al/
Discussion about this post