• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
  • Privacy Policy
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
Wednesday, February 24, 2021
No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
No Result
View All Result
“Ishim në hotel, kryem marrëdhënie me dëshirën e saj”/ Përparim Ademi: Mora automatikun që e mbaja që në ‘97

“Ishim në hotel, kryem marrëdhënie me dëshirën e saj”/ Përparim Ademi: Mora automatikun që e mbaja që në ‘97

by akreport
05/01/2021
Share on FacebookShare on Twitter

Është zbardhur dëshmia e Përparim Ademit pasi vrau Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin pas dyshimeve për tradhtinë e kësaj të fundit me një djalë të quajtur Besmir.

Autori 59-vjeçar kreu krimin më 31 Dhjetor 2020 dhe ka rrëfyer para policisë se kishte lidhje jashtëmartesore me dy motrat, por së fundmi ishte fokusuar tek Zhaneta sepse Kristina kishte një marrëdhënie me një person në Greqi, por as ajo nuk i shpëtoi plumbave të kallashnikovit.

Në dëshminë që ka publikuar emisioni Uniko, Përparim Ademi tha: “Me Zhanetën dhe me Kristinën kam pasur njohje që para 30 vitesh me të cilat kam pasur lidhje jashtë martesore. Unë kam dhe fëmijë me dy shtetaset. Unë kam punuar me këto dy shtetase në shtetin e Greqisë dhe Francës për disa vite. Rreth 3 vite më parë Kristina është martuar në shtetin e Greqisë. Unë kam vazhduar akoma lidhje me Zhanetën. Marrëdhënia midis meje dhe Zhanetës ka qenë e mirë deri disa ditë më parë kur unë kam dyshuar se Zhaneta kishte një lidhje intime me një shtetas me emrin Besmir.

Ky shtetas punonte në një fabrikë me Zhanetën. 5 ditë para ngjarjes unë kam vajtur për drekën e Krishtlindjeve tek shtëpia e tyre në Astir dhe nga Kristina dhe sidomos nga Zhaneta më është deklaruar se ishte hera e fundit që i takoja dhe se nuk kisha më punë në atë shtëpi dhe duhet të ndërprisja marrëdhëniet me to.

Jam larguar dhe deri një ditë para ngjarjes nuk kam pasur më kontakt dhe takim me asnjërën. Më datën 30.12.2020 në mëngjes kam vajtur poshtë pallatit të Zhanetës dhe aty e kam pritur nga ora 06:00 e mëngjesit kohë në të cilën ajo dilte për punë. Më pas nën kërcënimin e një thike e kam marrë me vete dhe e kam futur në makinën time Volksëagen Tiguan.

Nga aty e kam çuar në Krrabë nga rruga e vjetër e Elbasanit dhe atje kam ndaluar në një vend pranë lapidarit nja 500 metra më lart. Kemi biseduar dhe kam dashur ta detyrojë të kthehej me mua dhe të shkëputej nga ai person. Fillimisht mu duk sikur Zhaneta pranoi të rikthehej. I thashë të shkonim në një hotel pranë 21 dhjetorit dhe të flisnin aty.

Pasi kemi shkuar në hotel kemi kryer marrëdhënie me dëshirën e saj dhe pa përdorur dhunë në asnjë moment. Pasi dolëm ajo zbriti pranë ish-parkut të autobusëve se donte të ecte në këmbë. Në darkë kur isha në shtëpi më ka marrë në telefon Kristina dhe Zhaneta duke më thënë që i kisha kërcënuar rrahur e përdhunuar Zhanetën. Për këtë arsye do më bënin denoncim dhe do më fusnin në burg. Më thanë se duhet ta lija të lirë Zhanetën të vazhdonte me atë djalin. Të nesërmen në mëngjes kam shkuar tek puseta e shtëpisë ku mbaja automatikun që e mbaja që nga ‘97.

Kam qëndruar duke menduar çfarë të bëja dhe në një moment e ndava mendjen duke i thënë vetes se tradhtia ka vetëm një çmim, vdekjen. E binda fort veten për këtë gjë. E pastrova armën me kujdes, e mbështolla me ca lecka dhe pastaj me një çantë, si dhe e mbusha e kisha gati.

Më pas mora në telefon nipin tim dhe e mora me vete, mora biçikletën me vete dhe vendosa çantën dhe shkuam në Astir deri tek shtëpia e Zhanetës. E mora nipin që t’i binte ziles se po të më shikonin mua nuk do ma hapnin derën. Pasi shkuam tek pallati i Zhanetës u ngjitëm në kat të tretë të dy bashkë me nipin dhe nxora armën nga çanta dhe i thashë nipit të trokiste derën. Sapo u hap dera doli Kristina dhe ka shtyrë derën me qëllim që ta mbyllte, por unë e shtyva me forcë dhe hyra brenda në korridor.

Sapo më panë me armë në dorë Zhaneta dhe Kristina filluan të ulërijnë me të madhe dhe më shtynë përpara që të më nxirrnin jashtë. Isha i tensionuar dhe qëllova në drejtim të të dyjave. Më pas u futa në sallon dhe u ula në divan dhe vendosa automatikun mes këmbëve dhe tytën poshtë mjekrës me qëllim që të vrisja veten, por arma nuk kishte më plumba. Pastaj dola nga banesa dhe jam nisur në drejtim të policisë për tu dorëzuar”.

ShareTweetShare
Next Post
“Mashtrojnë, nuk vdiq nga Covid”/ Flet vëllai i 19-vjeçares që priste të bënte transplantin

“Mashtrojnë, nuk vdiq nga Covid”/ Flet vëllai i 19-vjeçares që priste të bënte transplantin

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
U nis për trajtim në Turqi? Ardit Gjebrea publikon fotot dhe zbulon gjendjen shëndetësore

U nis për trajtim në Turqi? Ardit Gjebrea publikon fotot dhe zbulon gjendjen shëndetësore

24/02/2021
Ngjarje e rëndë/ I riu i jep fund jetës duke u varur në pemë. Policia: Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë…

Ngjarje e rëndë/ I riu i jep fund jetës duke u varur në pemë. Policia: Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë…

20/02/2021
Gentian Zenelaj rrëfen luftën me Covid-19: Mendova se i braktisa fëmijët në momentin më delikat

Gentian Zenelaj rrëfen luftën me Covid-19: Mendova se i braktisa fëmijët në momentin më delikat

21/02/2021
Goditet me leva hekuri mbështetësi i PD: Mos bëj fushatë tek Unaza e Re!

Goditet me leva hekuri mbështetësi i PD: Mos bëj fushatë tek Unaza e Re!

21/02/2021
“Donte të ishte dikush, punonte në kohën e lirë”- Rrëqeth shoku i 18-vjeçarit që vdiq nga Covid: Nuk trembej, mendonte për prindërit

“Donte të ishte dikush, punonte në kohën e lirë”- Rrëqeth shoku i 18-vjeçarit që vdiq nga Covid: Nuk trembej, mendonte për prindërit

23/02/2021
Numër i lartë vdekjesh në 24 orët e fundit, 1021 raste të reja

Numër i lartë vdekjesh në 24 orët e fundit, 1021 raste të reja

24/02/2021
I ati nuk e di që ka humbur të birin, mjekja tregon fjalët e fundit të 17-vjeçarit: O teta më falni…

I ati nuk e di që ka humbur të birin, mjekja tregon fjalët e fundit të 17-vjeçarit: O teta më falni…

24/02/2021
Ditë zie për Flori Mumajesin, këngëtari shqiptar humb nënën

Ditë zie për Flori Mumajesin, këngëtari shqiptar humb nënën

24/02/2021
Albin Kurti on two levels

Albin Kurti on two levels

24/02/2021
From the conflict of the Constitutional Court to the end of the mission / DASH evaluates Dvorani, Meta “enemy”

From the conflict of the Constitutional Court to the end of the mission / DASH evaluates Dvorani, Meta “enemy”

24/02/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Numër i lartë vdekjesh në 24 orët e fundit, 1021 raste të reja

I ati nuk e di që ka humbur të birin, mjekja tregon fjalët e fundit të 17-vjeçarit: O teta më falni…

Ditë zie për Flori Mumajesin, këngëtari shqiptar humb nënën

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
  • Privacy Policy

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!