Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur Presidentit Meta në lidhje Asamblesë së PS.
Meta i kërkoi Ramës të tregojë se ku dhe me cilin subjekt të OFL-së është takuar, presidenti Meta.
Ndërkohë Rama i konsideron qesharake reagimet e Metës, ndërsa sërish i kujton se Shqipëria nuk i ka asnjë borxh.
Reagimi:
Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!