“Gruaja ime pranoi se kishte lidhje me Massimon. Më kishte kërkuar falje për këtë lidhje, por doja të ndahesha”. Keshtu i tha prokurorit 45-vjeçari shqiptar Taulant Malaj , i cili vrau dje në Torremaggiore ( Foggia ) vajzën e tij 16-vjeçare, dhe fqinjin e tyre, Massimo De Santis, duke plagosur edhe gruan e tij.
Kështu kanë bërë të ditur dy avokatët e shqiptarit të arrestuar, Michele Maiellaro dhe Giacomo Lattanzio sic raportojne mediat e italiane.
Sipas rrëfimit të bukëpjekësit, ditët e fundit kishte pasur një diskutim në familje, gjithmonë për tradhtinë e pretenduar, në fund të cilit burri kishte thënë se donte të ndahej. Megjithatë, gruaja e tij e bindi të qëndronte në shtëpi.
Sipas deshmise qe ai ka dhene, pretendon se e kishte kapur disa here gruan duke e tradhëtuar me komshiun e tyre.
Megjithatë dje do të kishte ndodhur diçka tjetër, sipas tij.
Ndërsa ata ishin në shtrat, gruaja dyshohet se filloi të bisedonte me dikë. Burri, i dyshimtë, do të kishte parë telefonin e gruas dhe do të kishte zbuluar se ajo po bisedonte me fqinjin, Massimo. Pas pak ai doli nga shtëpia dhe priti që Massimo të kthehej në shtëpi nga lokali.
Sapo burri hyri në derë, e goditi me thikë për vdekje. Madje, Malaj i tha prokurorit, raportojnë avokatët se “fillimisht e vrau Massimon”, më pas u ngjit në shtëpi ku filloi të godiste me thikë gruan dhe më pas vajzën, e cila po përpiqej të mbronte nënën e saj.
“Në atë moment, i verbuar nga inati thone avokatet, ai nuk e kuptoi se ishte përballë vajzës së tij dhe filloi ta godiste”.
Dy avokatët flasin për “një lidhje të fortë mes autorit dhe fëmijëve të tij”, 16-vjeçarit dhe një djali 5-vjeçar me këtë të fundit që ia doli të shpëtonte duke u fshehur pas divanit .