Ish-deputeti socialist Ben Blushi ka rrëfyer një takim me gjyshen e tij Mynever Shuteriqi. Në 98-vjetorin e saj të lindjes, Blushi ka ndarë me ndjekësit bisedën që ka zhvilluar me të.






Ajo i tregon si u larguan nga Gjirokastra bashkë me familjen kur ishte vetëm dy vjeç, vitet e saj të shkollës dhe njohjen me të shoqin, shkrimtarin e njohur Dhimitër Shuteriqi.
Në bisedë e sipër ajo tregon se ky i fundit kishte jetuar në Francë dhe mes kujtimeve që kishte marrë me vete nga atje ishte edhe një fotografi e ish të dashurës së tij, Blanshës.
Shkrimi i plotë:






ME GJYSHEN TIME,MYNEVER SHUTERIQI
Shkova të takoj gjyshen. Mynever Shuteriqin
Këtu afër te Toptani, pi kafe
Herë vetëm, herë me njërëz
Po shoqet nuk vijnë për kafe?
Nuk kam më shoqe, tha Myneveri, ose janë sëmurë ose kanë vdekur
Të ka marrë malli për Gjirokastrën?






Jo nuk më merr malli për Gjrokastren. Ika dy vjec që aty nuk kam kujtime
Babai ishte nënpunës i pyjeve dhe e qarkullonin në qytete të ndryshme
Kudo.Lushnje,Elbasan,Delvinë. Aty mësova pak greqisht
Nuk e dija që di greqisht,i thashë
Gjithë Delvina fliste greqisht dhe unë e mësova nga shoqet e fillores
Në shkollën Nëna Mbretëreshë në Tiranë
Shkolla më e mirë për vajza,babai paguante 12 napolona në vit
Cfarë mësuesish kishit në shkollë?
Shumë pak. Mësuesja ime e italishtes quhej sinjora Dotmasse. Ajo thoshte që italishtja është gjuha e Zotit, frengjishtja është gjuha e dashurisë ndërsa shqipja është gjuha e zogjve. Po ti di italisht?






Do të të recitoj Dante Aligerin, më pyeti Myneveri
Tanto gentile e tanto honesta pare
Shumë e ëmbël dhe shumë e bukur duket
është Soneti i Beatrices, tha Myneveri, Dante ia kushtoi se e kishte të dashur
Vërtet stë merr malli të shkosh në Itali, e pyeta
Kam qenë në Itali, vetëm në Francë skam qenë. Dhimitri, gjyshi yt më thoshte gjithmonë, si s’të cova një herë në Francë
Ai e donte shumë Francën,thashë unë
Aty studjoi 6 vjet, tha Myneveri kishte dhe një të dashur






Ti tregonte ty të dashurat, e pyeta
Këtë historinë e Blanshes po
Ca thoshte Dhimitri për Blanshën ?
I mbante fotografitë e saj në shtëpi. Një herë kur fëmijët luanin dhe nxorrën fotografitë më pyetën kush është kjo vajza që ka dalë me babin. Dhimitri u bë keq sepse mendoi se unë do bëhesha xheloze
Jo,tha Myneveri. Kur ndodhi kjo puna e fotografive me fëmijët, Dhimitrit i thashë që unë nuk kam punë me jetën tënde të mëparshme dhe ai u lehtësua
Në Elbasan gjatë luftës. Unë shkova të dilja partizane. Por komandanti i brigadës 17, më tha ti nuk do vish në mal. Gjithë shoqet dhe shokët e mi ikën në luftë






Po ty pse nuk të morën, e pyeta
Mua më thanë që të merresha me shtypin e luftës dmth të shkruaja komunikata dhe ti shpërndaja. Unë nuk di ta bëj këtë punë, i thashë.
Do të ndihmojë Dhimitri, më thanë, ai është shkrimtar do punoni bashkë
18 në atë kohë. Më futën dhe dy herë në burg
Për këto komunikatat që shkruanim. Më mbanin një javë pastaj më lironin për mungesë provash
Edhe kështu u njohe me Dhimitrin?
Na cuan në një bazë ilegale të shtypit që duhet të ishte sa më thellë që gjermanët mos e gjenin dot.
Në Shpat të Elbasanit, në fshatin Stërstan
Kam qenë në Shpat, thashë unë
E di cdmth Stërstan,më pyeti Myneveri






Stërstan do të thotë përtej staneve, kaq larg ishte
Mendon se ke jetuar mirë,e pyeta
Mendoj se i kam marrë jetës më shumë nga cmundet,tha Myneveri
Kur te pyesin sa vjec je si i përgjigjesh?
Sot në 21 qershor,me solsticin e verës
Duhet të bëhesh patjetër 100, i thashë
Tani do të bëj një fotografi, i thashë
Do shkoj për drekë, tha, më ka ftuar vëllai yt