Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Lushnje.
25-vjeçari me iniciale B.H banues në Tiranë kishte shkuar në Lushnje për të qenë sa më pranë familjes së tij, pasi kishte filluar punë te zyra e punës.
Por nuk e shijoi dhe gëzoi dot punën ashtu siç duhet, pasi krejt papritur i dha fund jetës mbrëmjen e kaluar, duke u hedhur nga kati i tretë i një godine në afërsi të rotondos së Savrës, në Lushnje.
25-vjeçari kishte një javë që kishte kaluar Covid-in por nuk kishte dalë nga banesa e tij prej disa ditësh. Shokët e tij kishin bindur për të dalë jashtë për një birrë, për të festuar.
Por një gjë e tillë rezultoi fatale për djaloshin 25-vjecar.
Discussion about this post