Aktori i njohur Gentian Zenelaj ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”, ku është pyetur nga Blendi Fevziu se si i ka marrëdhëniet me partitë politike dhe cilës prej tyre i beson.
Zenelaj tha se është kundër Ramës, por përmendi edhe faktin që ka qenë kundër qeverisë së drejtuar nga Sali Berisha.
“Jam përpjekur gjithmonë të jem kundër qeverive. Përgjithësisht unë jam kundër qeverisë që po qeveris. Artisti duhet të jetë gjithmonë opozitar me qeverinë që është në pushtet. Duke qenë opozitar je rregullues dhe monitorues. Kam qenë dhe kundër Berishës kur qeveriste dhe kundër Ramës. Artisti dhe një figurë publike duhet të jetë i tillë,”-tha Zenelaj.
Discussion about this post