Mëngjesin e kësaj të mërkure janë nxjerr nga gremina trupat e dy turisteve të huaja, përkatësisht belge dhe francize, pas 11 orëve operacion kërkimi në terren.
Pavarësisht motit të keq dhe sugjerimit të banorëve të Thethit, katër turistët janë nisur nga Thethi për të bërë kalimin mes Bjeshkëve, pa guidën turistike. Sapo kanë kaluar Thethin, ata janë përballur me një mjegull të dendur dhe prani të dëborës.
Në zonën e njohur si “Qafa e Valbonës”, që është edhe pjesa me e rrezikshme, turistët kanë ngatërruar shtegun dhe për shkak të mjegullës së madhe, tre prej tyre kanë rrëshqitur duke rënë në humnerë.
Dy prej tyre kanë humbur jetën menjëherë pas përplasjeve të forta dhe rënies se gurëve, një është plagosur ndërsa tjetri ka njoftuar policinë.
Këta të fundit kanë mbërritur të paret në vendin e ngjarjes, por për shkak të mungesës se pajisjeve dhe teknologjisë së kërkim – shpëtimit, kanë kërkuar ndihmën e vullnetarëve dhe grupit të ekspertëve të Kosovës.