• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
Thursday, January 28, 2021
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
No Result
View All Result
“Sa të jem unë president nuk e njohim Kosovën”, replikon Hoti

“Sa të jem unë president nuk e njohim Kosovën”, replikon Hoti

20/12/2020
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç shkëmbyen replika në distancë rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi. Kryeministri i Kosovës i nxitur nga një deklaratë e presidentit të Serbisë Vuçiç, për “mosnjohje të pavarësisë së Kosovës”, tha se “nëse nuk ka njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje me Serbinë”.

Këtë deklaratë kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti e bëri pas një deklarimi të presidentit serb, i cili tha se “deri në prill të vitit 2022, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, duke aluduar në përfundim të mandatit të tij si president. Në prill 2022 do të mbahen zgjedhjet e të reja presidenciale në Serbi.

“Ne kemi shumë çështje të rëndësishme. Por deri në prill të vitit 2022, kur ka zgjedhje, si për presidentin ashtu edhe për parlamentin, kjo nuk do të ndodhë. Pastaj le të vendosin votuesit”, citohet të ketë thënë Vuçiç. I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, i cili tha se “nëse nuk do të ketë njohje reciproke, nuk do të ketë as marrëveshje”. Hoti shkroi në facebook, se “deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut ndërmjet dy vendeve”.

Grindjet në distancë

“Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke. Nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje”, shkroi Hoti në profilin e tij social, duke shtuar se “Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian”.

Everest

“Kosova mbetet e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së”, shkruan Hoti.

Kryeministri Hoti dhe presidenti i Serbisë më 4 shtator të këtij viti, ka nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit amerikan Donald Tramp, një marrëveshje për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje nuk ka filluar së zbatuari akoma, ndonëse pala kosovare thotë se ajo marrëveshje do të zbatohet. Mediet në Serbi citojnë presidentin serb të ketë thënë se SHBA tash edhe pse me një president të ri, “nuk do të ndryshojnë pozicionin e tyre ndaj Kosovës, pa marrë parasysh se cila administratë është në pushtet”. Sipas Vuçiqit: “Është e vërtetë që ata (SHBA) po humbin durimin, por Serbia arrin të rezistojë dhe të vonojë”.

ADVERTISEMENT

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nisi në vitin 2011 nën ndermjetësimin e Bashkimit Evropian, e që ka për synim normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Dy javë më parë i ngarkuari i fundit i BE-së në dialogun Kosovë Serbi Mirosllav Lajçak, tha se procesi nuk është i bllokuar dhe takimi i radhës ndërmjet Hotit dhe Vuciç do të mbahet “sapo të krijohen kushtet”.

Lajçak për dialogun

“Unë jam i angazhuar për të lehtësuar bisedimet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me të cilën njëherë e përgjithmonë, do të zgjidheshin të gjitha çështjet e hapura mes palëve dhe që kjo zgjidhje të jetë edhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së”, tha Lajçak para anëtarëve të Komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare të Parlamentit Evropian, duke potencuar se procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi është “një rrugëtim i gjatë dhe me shumë pengesa”.

Në fillim të dhjetorit Komisioni Evropian, miratoi një strategji për agjendën e re të raporteve transatlantike, më saktësisht raporteve mes Bashkimit Evropian dhe SHBA. Në këtë agjendë strategjike, Komisioni Evropian përmend edhe nevojën që BE-ja dhe SHBA të vazhdojnë bashkëveprimin edhe në Ballkanin Perëndimor, me theks të veҫantë në dialogun Kosovë-Serbi.

“Evropa i ka dhënë Ballkanit Perëndimor perspektivë të anëtarësimit në BE. Vazhdimi i partreritetit mes BE-së dhe SHBA-së dhe koordinimi i afërt në Ballkanin Perëndimor është thelbësor, posaçërisht në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne, duhet të punojmë së bashku për të mbështetur pajtimin, të përmirësojmë qeverisjen dhe të shtyjmë përpara reformat kyçe”, thuhet në tekstin e strategjisë së Komisionit Evropian për raportet mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.DW

Tags: hotikosovaVucic
ShareTweetShare
Next Post
Tragjike në Tiranë/ Djali 7-vjeçar vret aksidentalisht efektivin e FNSH-së

Tragjike në Tiranë/ Djali 7-vjeçar vret aksidentalisht efektivin e FNSH-së

Discussion about this post

Everest

Sondazh

Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit?

  • Opozita e bashkuar (52%, 4,377 Votes)
  • Partia Socialiste (48%, 3,962 Votes)

TE GJITHE VOTUESIT: 8,339

Loading ... Loading ...
“Nuk e kisha imagjinuar kurrë…”/ Lubonja nxjerr videon: Çfarë i ka bërë mafia e kullave Tiranës!

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë…”/ Lubonja nxjerr videon: Çfarë i ka bërë mafia e kullave Tiranës!

27/01/2021
Fatos Lubonja ka publikuar një video, për të treguar se çfarë ka ndodhur në Tiranë me ndërtimet dhe mafian e...
Read More
Mira Rakacolli në grumbullimin e partisë/ Silva Bino: Të gjobitet, policia të marrë masa!

Mira Rakacolli në grumbullimin e partisë/ Silva Bino: Të gjobitet, policia të marrë masa!

27/01/2021
Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Silva Bino, thotë se kryetarja e Komitetit, Mira Rakacollij duhet të gjobitet për shkelje...
Read More
COVID-19/ Pipero tregon simptomat: Infektimi pas vaksinës shtron shumë pikëpyetje

COVID-19/ Pipero tregon simptomat: Infektimi pas vaksinës shtron shumë pikëpyetje

27/01/2021
Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, reagon për herë të parë në lidhje me infektimin me COVID. “Me ndodhi dhe mua!...
Read More
“Muhabetet me trafikantë, ti dhe Ylli..”/ Veliaj zihet ngushtë për përgjimet, i nxjerr badigardin gazetarit

“Muhabetet me trafikantë, ti dhe Ylli..”/ Veliaj zihet ngushtë për përgjimet, i nxjerr badigardin gazetarit

27/01/2021
Kryebashkiaku Erion Veliaj, refuzon të flasë për përgjimet e anti-mafias italiane, ku persona të lidhur me grupin mafioz Ndrageta, bënin...
Read More
Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës

Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës

27/01/2021
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook. Kjo është bërë e ditur...
Read More
Gjykatësi i Speciales merr vendimin për Hashim Thaçin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin (DOKUMENT)

Gjykatësi i Speciales merr vendimin për Hashim Thaçin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin (DOKUMENT)

27/01/2021
Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou ua ka refuzuar kërkesat për lirim ish-presidentit Hashim Thaçi, ish kreut të Kuvendit, Jakup...
Read More
Zgjerimi i Greqisë me 12 milje/ Kolonel Pashaj: Kryeministri i Shqipërisë nuk do të pranonte kurrë që…Ku qëndron marifet-mashtrimi nga pala greke me Othonoin

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje/ Kolonel Pashaj: Kryeministri i Shqipërisë nuk do të pranonte kurrë që…Ku qëndron marifet-mashtrimi nga pala greke me Othonoin

27/01/2021
ARISTIR LUMEZI/ Koloneli në lirim, Myslim Pashaj, ish-drejtori i Institutit të Topografisë Ushtarake të Shqipërisë, i kërkon Kryeministrit Rama që...
Read More
“Kemi identifikuar një virus ndryshe, që nuk ka qarkulluar deri tani në vendin tonë”- Nëndrejtori i ISHP-së: Të reflektojmë, ndoshta jemi në ditët më të këqija të këtij Covid-i

“Kemi identifikuar një virus ndryshe, që nuk ka qarkulluar deri tani në vendin tonë”- Nëndrejtori i ISHP-së: Të reflektojmë, ndoshta jemi në ditët më të këqija të këtij Covid-i

27/01/2021
Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku e sbheh me shqetësim situatën e pandemisë Covid-19 në Shqipëri dhe thotë...
Read More

BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin
BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin

Flet drejtoresha ekonomike e kompanisë “Daisy & ETM”, Myrvete Pazaj Nga 1 janari nis zbatimin procesi i fiskalizimit për lëshimin...

09/01/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë…”/ Lubonja nxjerr videon: Çfarë i ka bërë mafia e kullave Tiranës!

Njihuni me Bajamen/ Ka jetuar në mes të dy pandemive, 101 vjeçarja shqiptare mposht edhe Covidin

Mira Rakacolli në grumbullimin e partisë/ Silva Bino: Të gjobitet, policia të marrë masa!

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

Everest