E ftuar në ‘Open’, Duma nuk ka nguruar të shprehë lëvdatat e saj për këtë format, si dhe e ka krahasuar me politikën, duke theksuar se kjo e fundit e ka humbur domain-in e të qenurit atraktive.
Pra për deputeten e Lulit, politika bëhet në formate televizive dhe jo në terren aty ku janë vërtetë hallet e qytetarëve.
Duma: Ajo është një lloj tifozerie dhe bërje pjesë në një militantizëm karakterial, lidhet me karakterin e individëve. Audienca ka bërë largim politik.
Arti i të folurit në politikë është në minorancë.
Një nga fenomenet sociale që pamë me Big Brother ishte ajo që çmitizoi elementin VIP.
Ishin përfshirë persona të dalluar në shoqëri dhe ndërkohë normaliteti jetësor i tyre na tregoi diçka të nevojshme. Na tregoi se si jetojnë VIP-at, si gjithë të tjerët.
Njerëzit ende nuk e kanë fituar lirshmërinë e vërtetë. Jemi pak teatralë, me një patetizëm, me delir të madh. Kur çmitizohet kjo në sytë e publikut, vërtetësia prek më shumë se teatralja.
Politika e ka humbur domain-in e të qenurit atraktive.