Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia. Ai goditi me lopatë një 40-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta dhe u largua nga vendngjarja.
Një thikë dhe lopata u sekuestruan në momentin që u kap autori.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Myslym Keta”. Shtetasi A. C., aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.