Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e kësaj të marte mesazhin që i ka dërguar privatisht një emigrant shqiptar në Itali. Në foto, fatura e dritave shënon rrumbullak 626 euro, por periudha kohore e tarifuar është e paqartë.
Sipas emigrantit, siç thuhet në mesazhin e shpërndarë nga kryeministri, në Shqipëri protestohet kot sepse në Firenze ku ai jeton, fatura e dritave është shumë e lartë dhe atij i ka hyrë frika “nëse do ta arrijë dot fundin e muajit apo jo”.
Gazetari shqiptar Taulant Koplikaj, i cili jeton dhe vetë në Itali ka shpërndarë lajmin e newsbomb.al dhe duke parë pagesën 626 euro, thotë se ai vetë ka paguar këtë shumë, por për 7 muaj. “Paskan nis shpijat e barit dhe ne Firenze o komandant, se une i paguaj per 7 muaj kaq leke, vete i 5-ti”, shkruan gazetari Taulant Koplikaj.