Frrok Çupi pasi ja qëlloi me “arestimin” e Sali Berishës dy dit para kuvendit, godet sërish/ Berishës nuk i shkon pas njeri, kërcënimet për destabilizim i ka për drejtësinë!
Analist dhe parashikuesi Frrok Çupi komentoi situatën në Partinë Demokratike ku u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha aktualisht është i dobët dhe nuk mund të ketë konfrontime. Çupi tha se Berisha po përpiqet të destabilizojë vendin por me pak ushtarët që ka nuk mund t’ia dalë dot. Sipas tij, lëvizjet e fundit janë thjeshtë një kërcënim ndaj drejtësisë. “Nuk besoj se do ketë konfrontime sepse Berisha është i dobët tani.
Po të ishte dikur jo do ishte konfrontuar, po do i kishte vrarë të gjithë ata. Berisha tenton të destabilizojë vendin. Ka aq pak ushtarë sa nuk mund të bëjë asgjë. Thjeshtë kërcënon drejtësinë, se shiko jam me disa njerëz nëpër oborre dhe nuk mund të më thoni që në emër të republikës je arrestuar”, tha Çupi. Analisti i cilësoi ngjarjet në selinë blu, komike. Ai u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha gjithë jetën ka ditur vetëm të shkatërrojë dhe të trazojë. Çupi tha se Berisha po përpiqet të degjenerojë selinë e PD sepse vetëm ajo i ka mbetur. Por sipas tij këto ngjarje nuk duhen marrë seriozisht pasi Berisha nuk do t’ia dijë për PD por vetëm për veten dhe krimet e tij. “Këto janë ngjarje komike.
Berisha kështu e ka bërë Shqipërinë gjithë jetën. Sa kohë ka pasur pushtet dhe kur ka qenë në opozitë, e ka shkatërruar, e ka trazuar. Tani i ka mbetur vetëm selia e PD-së që me siguri tenton ta degjenerojë, por vjen një moment si ky që të vjen shumë keq, por nuk duhen marrë si ngjarje serioze. Ky është Berisha, një njeri shumë i ulët, që për veten e tij dhe krimet e tij djeg PD-në, selinë, vullnetin e njerëzve”, tha Çupi. Analisti tha se Berisha ka degraduar në të gjitha drejtimet duke tentuar të mbajë një grup të korruptuarish pranë vetes. Ai u shpreh se ish-kryeministri po bën gjithçka për të dëmtuar imazhin e PD, duke organizuar mitingje jashtë saj. Sipas tij nëse Berisha zgjedh rrugë statusore për të krijuar një parti të re, atëherë është e drejta e tij.
Reagon Roland Bejko
Ndërsa Roland Bejko në emisionin Breaking në “Top News” e ka cilësuar Foltoren e Berishës si ilegjitime dhe që sipas tij nisma e ndërmarrë nga Berisha është një rrugë pa krye. Sipas tij, kryefoltorja e mbajtur të shtunën në stadiumin e “Air Albania”, e kryesuar si lëvizje nga ish-kryeministri Sali Berisha është një rrugë pa krye, e për këtë ai e lidh me faktin se rikthimin në krye të PD-së do të thotë që kjo forcë politike të rrezikojë shumë në raport me SHBA-të.
“Foltorja është ilegjitime. Ato që ishin prezent në stadium nuk ishin as sa votat që ka marrë Sali Berisha nga zgjedhjet si vota personale.
Megjithatë të gjithë janë demokratët, kemi dritëhijet tona, jemi edhe mëkatarë. Natyrisht ai është një shembull, për tu marrë në konsideratë, Berisha dhe mediat e kanë pasur gabim nuk ka gjetur atë mbështetje të gjerë në masën e demokratëve. Kam qenë në jug, përveç demokratëve që kanë firmosur për datën 18, për qarkun e Gjirokastrës. Në 11 dhjetor që kishin firmosur, pasi edhe atyre që nuk ishin të pranishëm, kjo tregon se e kanë pas hedhur firmat me presion, nga kryetari i degës dhe deputetit të zonës.
Nga pala tjetër asnjë telefonatë është që bërë për ti thënë mos shko. As një telefonatë më shumë se një herë nuk është bërë. Drejtuesit lokalë në qarkun Gjirokastër janë pro Bashës, veç kryetarit, i cili është shkarkuar dje, duke mos u marrë me organizimin e Këshillit Kombëtar të PD-së”, tha Bejko.