Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident automobilistik në Itali, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Klajdi Hallulli, djali 20-vjeçar, me origjinë shqiptare por banues në Chiari, ishte viktimë e aksidentit të tmerrshëm të shtunën në mbrëmje, teksa shoqërohej nga tre djem të tjerë midis moshës 19 dhe 20 vjeç.
Ai ishte duke qarkulluar me një Ford Focus i cili u përplas me një pemë rreth orës 2. I riu u shtrua në spital në Poliambulanza, në gjendje shumë të rëndë, me trauma të thella dhe gjakderdhje të brendshme, duke ndërruar jetë disa orë më vonë. 20-vjeçari shqiptar jetonte në shtetin fqinj bashkë me familjen, prindërit dhe vëllanë e tij.
Discussion about this post