Advertisement
  • KREU
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • HISTORI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
Saturday, April 10, 2021
  • KREU
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • HISTORI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Flet djali i Sokol Olldashit: Basha, Topalli, kandidimi dhe mesazhet e miqve të babait

Flet djali i Sokol Olldashit: Basha, Topalli, kandidimi dhe mesazhet e miqve të babait

akreport by akreport
26/02/2021

Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dylber Balla

Glauk Olldashi, djali i madh i Sokol Olldashit në një intervistë për Abcnews.al në prag të zgjedhjeve lokale të 25 prillit nuk pret që të marrë nga Partia Demokratike, por shprehet se fillimisht do i japë asaj kontributin e tij. Vetëm 21-vjeç, ai thotë se për të është ende herët për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë edhe pse baza e propozoi dhe se nuk do që të përfitojë nga emri i babait, por gjithçka ta arrijë vetë.

Gjatë intervistës, Glauku komenton edhe deklaratën e Jozefina Topallit, e cila tha se nëse Sokol Olldashi do të ishte gjallë do të kishte një zë të guximshëm më shumë. Si i ka ai marrëdhëniet me Lulzim Bashën, por edhe ish-bashkëpunëtorët e ngushtë të babait, cilat janë objektivat në politikë dhe për gjithçka tjetër…

Intervista e plotë e Glauk Olldashit

Kohët e fundit jeni shumë i angazhuar në fushatë, synoni vetëm që të jepni për momentin, apo edhe një ftesë nga Lulzim Basha për të përfaqësuar PD-në në listat e kandidatëve?
Absolutisht vetëm për të dhënë.

Do kishte dëshirë të përfaqësoje PD-në më lart?
Jo, jo, pasi nuk ka kuptim.

Përse mendoni kështu?
Sepse ka plot njerëz aty që duhet të jenë, ju takon të jenë dhe mund ti përfaqësojnë më mirë votuesit se unë.

Kjo është për momentin që nuk e keni këtë ambicie?
Nuk kam për momentin. Nuk mund të bëj parashikime për të ardhmen.

Po baza ju propozoi për deputet?
Di që jam propozuar nga disa degë.

Nuk e keni plotësuar më pas formularin?
Jo, nuk e kam plotësuar. Nuk më takon mua të jem aty, se ka njerëz që kanë 30 vite që kontribuojnë dhe nuk janë.

Por nuk mendoni se ka ardhur momenti i brezit të ri?
Patjetër, duke qenë se ka nevojë për brezin e ri, unë mbështes Belind Këlliçin.

Si i keni raportet me Lulzim Bashën?
Shumë korrekte, shumë të mira. Unë kam qenë gjithmonë me parimin, nuk mund ti jap vetes merita që nuk më takojnë mua. Nuk më pëlqen të marr merita që nuk më takojnë. Patjetër, normalisht gjithë karrierës do ta kem avantazhin e të qenit biri i Sokolit, por nuk mundet që unë të jem i avantazhuar vetëm për këtë fakt.

Doni ta arrini vetë?
Po, patjetër. Do të jem në PD, por nëse do të jem i përfshirë politikisht më shumë apo më pak nuk mund ta parashikoj.

Ndoshta ka lënë shije të hidhur në PD edhe rasti i Rudina Hajdarit?
Rudina erdhi nga Amerika, u promovua pa fund, u bë deputete dhe tani, në ka bërë mirë apo keq me veprimet që mori për të qëndruar në parlament, për mendimin tim, partia duhet të jetë në unison, ajo duhet të respektonte vendimin e opozitës. Nuk mund ti them gabim, është cështje parimore, duhet të respektojë unisonin e partisë, sidomos dikush që është i ri në politikë aktive dhe parlament.

Po pjesa tjetër drejtuese të PD-së, a ju kanë inkurajuar?
Marrëdhënie shumë të mira me të gjithë.

Cfarë mendoni për deklaratën e Jozefina Topallit, ish-bashkëpunëtore e ngushtë e babait tuaj, e cila tha se nëse Sokol Olldashi do të ishte gjallë, PD-ja do të ishte ndryshe?
Mesa di unë, Jozefina Topalli ka qenë një nga mbështetëset e para, të themi e para të babait tim në PD. Dhe në i takon dikujt që të flasë për të politikisht është Jozefina, por deklarata e saj nuk ka asgjë për të bërë “scoop”.

Pse mendoni se nuk do të bënte diçka ndryshe?
Jo, jo, patjetër që do të ishte ndryshe, këtë nuk e diskutoj. Por fjala ndryshe nuk ka përse të përdoret tani për të krijuar “scoop” nga mediat. Ajo ka të gjithë të drejtën për ta përmendur politikisht, pasi ka qenë promovuesja e tij në PD, dhe deklarata e saj është shumë normale dhe nuk ka vend për t’u marrë dhe stërholluar. Fjala ndryshe, po patjetër që do të ishte ndryshe, por jo që të marrim tani fjalët e Jozefinës dhe ti përdorim politikisht.

Po, Astrit Patozi, Mesila Doda, Majlinda Bregu…?
Mesila Doda ka qenë mikesh e ngushtë e babait tim dhe është person i dashur për familjen tonë. Më ka inkurajuar. Me Patozin nuk kam pasur marrëdhënie direkte.

Me ish-kryeministrin Berisha?
Kam pasur takime rastësore në evenimentet e PD-së.

Cfarë mendoni se do të bënte ndryshe Sokol Olldashi nëse sot do të ishte gjallë?
Cdo kush është ndryshe nga dikush tjetër. Unë dhe ti nuk jemi njëlloj. Çfarë do bënte ndryshe nuk mund të spekuloj. Unë nuk mund të them diçka kur ai nuk është gjallë për t’u përgjigjur. Sidomos unë që jam djali i tij.

Tani me cfarë merreni?
Po vazhdoj masterin online për shkak të situatës së pandemisë dhe tani po angazhohem në fushatë.

ShareTweetShare

TË NGJASHME

Përfundon seanca, Gjykata e Tiranës cakton masën për tre kontrollorët e AlbControl

Përfundon seanca, Gjykata e Tiranës cakton masën për tre kontrollorët e AlbControl

10/04/2021

Ka përfunduar seanca për tre kontrollorët e AlbControl, Flora Ndrecaj, Armando Fezga dhe Muhin Mezini, të cilët akuzohen për shpërdorim...

‘Shifrat u ulën si me “magji”- Tritan Shehu ngre dyshime: Të dhënat e Covid po i lëvizin rrezikshëm

‘Shifrat u ulën si me “magji”- Tritan Shehu ngre dyshime: Të dhënat e Covid po i lëvizin rrezikshëm

10/04/2021

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Tritan Shehu ka hedhur dyshimet e tij mbi vërtetësinë e shifrave zyrtare të raportuara...

Industria fasone paralajmëron mbylljen e 20 mijë vendeve të punës

Industria fasone paralajmëron mbylljen e 20 mijë vendeve të punës

10/04/2021

Industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve ka hyrë në një cikël të qëndrueshëm rënie, që ka nisur para pandemisë,...

Next Post
Tronditëse! Koronavirusi u merr jetën dy vëllezërve nga Mati brenda 24 orëve

Tronditëse! Koronavirusi u merr jetën dy vëllezërve nga Mati brenda 24 orëve

Discussion about this post

Editorial

Soko: Kemi paguar 1500 euro për çdo shqiptar të larguar, këtu ka vdekur shpresa

Soko: Kemi paguar 1500 euro për çdo shqiptar të larguar, këtu ka vdekur shpresa

09/04/2021

Rrëfimi i kontrollores së Rinasit/ Si u ulën rrogat mes tenderave të luksit në Albcontrol

Rrëfimi i kontrollores së Rinasit/ Si u ulën rrogat mes tenderave të luksit në Albcontrol

08/04/2021

Akuzat e Ramës për ‘grusht shteti’/ Bushati: Lidheni se u çmend

Akuzat e Ramës për ‘grusht shteti’/ Bushati: Lidheni se u çmend

08/04/2021

‘Faji e ka Saliu’, Berisha i përgjigjet Ramës: Kreu i Meduzës dhe ndrikull Gryksia kërkojnë të mbulojnë vjedhjet me financat e AlbControllit

‘Faji e ka Saliu’, Berisha i përgjigjet Ramës: Kreu i Meduzës dhe ndrikull Gryksia kërkojnë të mbulojnë vjedhjet me financat e AlbControllit

07/04/2021

“Synon të intimidojë zgjedhësit ditën e votimit” Kandidatja e PD padit në KQZ Ogerta Manastirliun

“Synon të intimidojë zgjedhësit ditën e votimit” Kandidatja e PD padit në KQZ Ogerta Manastirliun

07/04/2021

Këndvështrime

Ngjela zbulon “komplotin”: Aeroportin e bllokuan rusët me kaqolët, kullën e morën në dorë amerikanët

Ngjela zbulon “komplotin”: Aeroportin e bllokuan rusët me kaqolët, kullën e morën në dorë amerikanët

10/04/2021
Arjan Çani: Ikni sa më shpejt nga Shqipëria, nuk e imagjinoni çfarë do të ndodhë!

Arjan Çani: Ikni sa më shpejt nga Shqipëria, nuk e imagjinoni çfarë do të ndodhë!

09/04/2021
“Berisha e Meta gogoli i pikturuar nga Rama” , Zheji: Kryeministri qesharak, përdori çështjen e aeroportit për fushatë elektorale

“Berisha e Meta gogoli i pikturuar nga Rama” , Zheji: Kryeministri qesharak, përdori çështjen e aeroportit për fushatë elektorale

09/04/2021
Akuzat për grusht shteti, reagon Manjani: 2 alternativa, ose ta arrestojnë Metën, ose t’i hanë atë që s’thuhet

Akuzat për grusht shteti, reagon Manjani: 2 alternativa, ose ta arrestojnë Metën, ose t’i hanë atë që s’thuhet

09/04/2021
“Alo baba, jam keq, më duhen kontrollorë”, Çani: Rama i kërkoi ndihmë urgjent sulltanit. Shqipëria protektorat turk!

“Alo baba, jam keq, më duhen kontrollorë”, Çani: Rama i kërkoi ndihmë urgjent sulltanit. Shqipëria protektorat turk!

08/04/2021
Shqiptarë, rrëzojeni Ramën!

Shqiptarë, rrëzojeni Ramën!

08/04/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Përfundon seanca, Gjykata e Tiranës cakton masën për tre kontrollorët e AlbControl

‘Shifrat u ulën si me “magji”- Tritan Shehu ngre dyshime: Të dhënat e Covid po i lëvizin rrezikshëm

“U puthëm për herë të parë dhe ishte përjetë”, Eni Çobani: Si u njoha me bashkëshortin

  • Kontakt
  • Shtypi ditor
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Privacy Policy

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • KREU
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • HISTORI
  • SPORT
  • SHOWBIZ

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!