Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, aktivistja republikane në ShBA, Evi Kokalari ka reaguar në lidhje me deklaratat e drejtpërdrejta politike të Yuri Kim, ambasadores amerikane në Tiranë, duke ndërhyrë në mënyrë flagrante në zgjedhjet e 6 marsit.
Në postimin e saj në Facebook, Kokalari ka ripostuar një deklaratë të FBI-së gjatë ditës së sotme, në të cilën theksohet se ‘nuk duhet të ketë absolutisht asnjë ndikim të huaj në zgjedhjet e vendit (ShBA), përndryshe prishet procesi demokratik’.
Gjithashtu në deklaratën zyrtare të FBI-së, thuhet se ‘çdo ndërhyrje e huaj duhet të merret seriozisht dhe duhet hetuar menjëherë’.
Postimi i plotë i Evi Kokalarit:
Ironikisht, FBI tweet këtë sot, kështu që shkruajta dhe unë dy fjalë.
“Same goes for the Albanian democracy.
There should be absolutely NO foreign influence in the country’s election, otherëise the democratic process is disrupted.
Any foreign interference should be taken seriously and should be investigated immediately.”