AK Report
Thursday, May 19, 2022
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota
Marketing
AK Report
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota
No Result
View All Result
AK Report
Home Social Post
Familja shqiptare prej 5 ditësh në ankth/ Asnjë gjurmë nga 19-vjeçarja e zhdukur në Greqi, momenti i fundit i kapur nga kamerat e sigurisë. Pistat ku po hetohet

Familja shqiptare prej 5 ditësh në ankth/ Asnjë gjurmë nga 19-vjeçarja e zhdukur në Greqi, momenti i fundit i kapur nga kamerat e sigurisë. Pistat ku po hetohet

20/10/2020
in Social Post

Familja Vasili, me origjinë shqiptare, është në ankth prej të premtes për zhdukjen pa gjurmë të vajzës së tyre 19-vjeçare Artemis Vasili, në Koropi.

Siç tregojnë familjarët, e reja doli nga shtëpia për të dhënë një intervistë pune në një dyqan lodrash por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Frika e familjes për fatin e fëmijës së tyre shtohet ndërsa sot është dita e pestë që ndodhet larg shtëpisë dhe nuk kanë asnjë lajm prej saj.

Prindërit po kërkojnë përgjigje në lidhje me zhdukjen e vajzës së tyre, në telefonin e saj celular dhe në llogaritë e saj në rrjetet sociale ndërsa ditën e zhdukjes së saj, Artemis u regjistrua nga një kamera sigurie duke ecur në një rrugë në Koropi në mesditë.

Kamera e sigurisë e regjistroi vajzën duke kaluar para një dyqani pak pas orës dy pasdite, duke kaluar rrugën për të marrë autobusin. Sipas asaj që është bërë e ditur, vajza 19-vjeçare shkoi në një stacion autobusi më të largët nga ai ku duhet të ndalonte, fakt ky që shqetëson familjen e saj. Por nga ana tjetër askush nuk e di nëse Artemis hipi në autobus apo jo. Në të njëjtën kohë, Life Line dhe specifikisht shërbimi Silver Alert do të kërkojë bashkëpunimin e Prokurorit, për të filluar të gjitha procedurat e nevojshme për hapjen e llogarive të 19-vjeçares, në mënyrë që të gjejnë se më ka biseduar dhe më kë kishte kontaktuar në periudhën e fundit para zhdukjes së saj. Sipas babait të Artemis, i cili foli për protothema.gr, vajza e tij u zhduk të premten e kaluar pasdite. Duke u larguar nga shtëpia, ajo informoi prindërit e saj se do të jepte një intervistë pune në një dyqan lodrash të njohur në Koropi. Prindërit ishin të qetë që fëmija i tyre do të shkonte atje, por sipas hetimit të policisë, Artemis nuk shkoi kurrë dhe autoritetet tani janë fokusuar te rrjeti i saj shoqëruar. Sipas asaj që është bërë e ditur, vajza kishte takuar dikë përmes facebook dhe së fundmi ishte ndarë nga 24-vjeçari me të cilin ishte në lidhje, gjë që e kishte mbyllur në vetëvete.
Babai i saj e përshkruan si një vajzë të ëmbël, e qetë dhe e ndrojtur dhe i bën thirrje kujtdo që di diçka rreth saj të kontaktojë me ta në mënyrë që kjo çështje të ketë një fund të lumtur. Raportohet se ditën kur ajo u zhduk kishte veshur pantallona të zeza, këpucë të bardha, një këmishë bojë qielli me vija të bardha dhe syze optike në ngjyrë argjendi.

Next Post
Me zërin që i dridhej dhe lot në sy, Vjollca Braho flet për betejën me Covid-19: Preka vdekjen, por sot…

Me zërin që i dridhej dhe lot në sy, Vjollca Braho flet për betejën me Covid-19: Preka vdekjen, por sot…

Discussion about this post

Të rekomanduara

No Content Available

Tematikat

agjensi marketingu AK DIGITAL AGENCY Big market biznes Cako ecommerce marketing social media marketing UET UETI universiteti europian webdesign webdevelopment Website
  • About
  • Advertise
  • Careers
  • Contact

© 2021 AK Report Portal i pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve i krijuar me vet-iniciativë.

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota

© 2021 AK Report Portal i pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve i krijuar me vet-iniciativë.