Eni Çobani është një avokate shumë e njohur. Zakonisht e shohim në rubrikën “Shihemi në gjyq” në “E Diela Shqiptare” çdo të dielë, por së fundmi është shfaqur edhe në gazeta të tjera. Eni Çobani ka qenë në emisionin e mëngjesit Aldo dhe ka pasur një intervistë ndryshe nga zakonisht. Avokatja tregoi një histori të një momenti të vështirë që kishte kaluar së fundmi.






Ajo ka treguar se ka mundur të përballet me tradhtinë e një personi të cilit i besonte shumë dhe e konsideronte si familjar, edhe pse ky person punonte ngushtë me të. Në fund, kjo tradhti i shkaktoi shumë dëme ekonomike dhe shpirtërore. Eni Çobani tha se pasi mësoi për këtë ngjarje është ndjerë aq e mërzitur sa nuk ka dalë nga zyra për një muaj.






“Do flas për një moment që shumë njerëz e dinë, ata me të cilët unë bashkëpunoj patjetër që po, por edhe njerëz të tjerë. Fakti që së fundmi më ka çuar në një shpërthim shumë të fortë ka qenë pabesia e një personi që unë e mbaja shumë afër, e konsiderova si të familjes të themi dhe pastaj u përballa më një zhgënjim të jashtëzakonshëm dhe me një pabesi, jo të thjeshtë, por një pabesi e cila më çoi deri te ajo për të cilën themi si është e mundur që një njeri të cilin e mban kaq afër, i beson kaq shumë, i jep gjithçka që mundesh ti, në kuptimin profesional, për ta bërë atë një njeri më të mirë seç është dhe pastaj merr.






Një goditje që realisht të trondit dhe të bie me këmbë në tokë dhe thua “si është e mundur”. Më kujtohet gjithmonë ajo fjala që “dëmin më të madh ta bën i joti”. Më vjen shumë keq që e provova në kurriz. Kisha pësuar gjëra të vogla, por kjo kishte një përmasë një çikë më të madhe, kështu që më tronditi,”-u shpreh Eni.






“Rreth një muaji e gjysmë, ndoshta e them sot për herë të parë, nuk kam dalë nga zyra, kam fjetur në zyrë, kaq rëndë e mora sepse nuk e besoja kurrë,”-përfundoi Eni Çobani.