• VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik
  • VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik
Thursday, March 4, 2021
No Result
View All Result
  • VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik
No Result
View All Result
No Result
View All Result
BANKAT DHE PANDEMIA – nga bankingu i zakonshëm drejt bankingut digjital

BANKAT DHE PANDEMIA – nga bankingu i zakonshëm drejt bankingut digjital

by akreport
02/02/2021
Share on FacebookShare on Twitter

Viti 2020 dhe një pjesë e madhe e vitit 2021, mund të quhen padyshim si “viti i pandemisë”, me pasoja e ndikime të rëndësishme, deri diku dhe shkatërruese, në të gjitha aspektet e jetës njerëzore dhe të shoqërisë.

Industria bankare ishte ndër më të goditurat, në të gjitha aspektet, por ajo ishte nga të paktat që qëndroi hapur për biznes dhe ofrim shërbimesh, në një kohë kur një pjesë e madhe e bizneseve dhe shërbimeve u mbyllën, për shkak të masave të ashpra të mbylljes nga qeveritë, për disa muaj rresht.

Pavarësisht faktit që qeveritë dhe bankat qendrore reaguan shpejt, nëpërmjet garancive të ndryshme financiare dhe programeve të moratoriumeve të ri-pagimit të huave, për të ndihmuar qytetarët, bizneset dhe ekonominë që të kapërcenin vështirësitë e krijuara nga urgjenca shëndetësore prej pandemisë, bankat morën, ndërkohë, mësimin e jetës: pandemia COVID-19 tashmë i ka dhënë fund modelit të “bankingut të zakonshëm”, duke u kthyer kështu në një katalizator të fuqishëm për një ndryshim të pakthyeshëm në industrinë financiare në përgjithësi dhe sektorin bankar, në veçanti.

Tashmë është krejt e qartë për të gjithë që, ndikimi i integruar i sfidave të pandemisë COVID-19, çështjeve ekonomike dhe sociale, si dhe inovacioni dhe “shpërthimi” teknologjik, do të ri-formatojnë thellësisht të ardhmen e industrisë bankare në të gjithë botën, madje edhe në Shqipëri.

Bankat në Shqipëri janë të ndërgjegjshme që pandemia ka ndryshuar në mënyrë të përhershme sjelljen e konsumatorit dhe ky fakt, pashmangshmërisht, do të kërkojë që ato të ri-shpikin modelin e biznesit bankar, ndërkohë që kërkojnë dhe shfrytëzojnë mundësitë për segmente të reja për huadhënie dhe shërbime të reja me vlerë të shtuar. Pavarësisht se bankat e përballuan mjaft mirë stuhinë e pandemisë së koronavirusit, falë mirë-kapitalizimit të tyre, gjendjes së mirë të likuiditetit dhe nivelit të ulët të huave me probleme, përsëri mbajtja e veprimtarisë bankare në nivelet ekzistuese dhe zhvillimi i saj më tej, në një nivel krejtësisht të ri, nuk do të jetë një përpjekje e vështirë; përkundrazi, ajo do të jetë një përpjekje ekzistenciale, duke pasur parasysh se ato nuk po përballen me një krizë financiare klasike, por me disa sfida shumë-përmasore e të ndërlidhura socio-ekonomike dhe financiare.
Bankingu elektronik, e veçanërisht bankingu në internet dhe ai digjital, ka qenë tashmë një nga përparësitë kryesore për bankat shqiptare, gjatë viteve të fundit, por pandemia thjesht e përshpejtoi rrugëtimin drejt digjitalizimit me një ritëm të paparë, duke shkurtuar kështu edhe më tej rrugën kritike të digjitalizimit.

Gjatë viteve në vijim, bankat në Shqipëri do të duhet të konceptojnë dhe krijojnë një përvojë “revolucionare” të klientit, nëpërmjet mënyrës së ofrimit të një shërbimi të integruar e të pandërprerë, si përmes kanaleve tradicionale, ashtu dhe atyre digjitale, në mënyrë që të ruajnë klientët ekzistues dhe të tërheqin ata të rinj, të cilët i përkasin epokës digjitale, ose janë bashkëmoshatarë të Revolucionit të Katërt Industrial. Ato duhet domosdoshmërisht të formatohen si organizata të zhdërvjellëta, të qëndrueshme dhe fitimprurëse, ndërkohë që do t’u duhet të përballen dhe adresojnë disa sfida së bashku, si:

– modelin e ri ekonomik dhe vështirësitë e vazhdueshme ekonomike,
– mjedisin me norma interesi dhe fitime të ulëta,

– rritjen e shpejtë të huave me probleme (NPL),

– trajnimin e personelit, veçanërisht personelin e shërbimit të klientit, për t’i bërë ata jo vetëm “shitës”, por edhe “këshilltar” financiar dhe ekonomik të klientëve të bankës,

– konkurrencën shumë-planëshe, si brenda sektorit ashtu dhe nga FinTechs-at nqë po shfaqen, si dhe,
– “revolucionin e vazhdueshëm të pagesave” në Shqipëri, i cili pritet të plotësohet më tej me elementët e pagesave të menjëhershme dhe llogarisë bazë, që do të masivizojnë shërbimet e pagesave brenda sistemit financiar shqiptar e që do t’i bëjnë bankat të konkurrojnë për çdo klient.
Padyshim, bankat kanë filluar tashmë dhe po ecin në rrugën me një drejtim, nga “bankingu i zakonshëm” drejt “bankingut digjital”!

[1] Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, Universiteti Europian i Tiranës, UET.

Prof.Asoc.Dr. Elvin MEKA
REVISTA “BANKIERI” Nr.38

#bankieri

/Elvin Meka

ShareTweetShare

Next Post
Rilindasit të dëshpëruar manipulojnë fjalimin e Tomorr Alizotit

Rilindasit të dëshpëruar manipulojnë fjalimin e Tomorr Alizotit

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ngjarje e shëmtuar në spitalin e Fierit/ Burri godet një grua me shkelma e grushte (Video)

Ngjarje e shëmtuar në spitalin e Fierit/ Burri godet një grua me shkelma e grushte (Video)

27/02/2021
Tronditëse! Koronavirusi u merr jetën dy vëllezërve nga Mati brenda 24 orëve

Tronditëse! Koronavirusi u merr jetën dy vëllezërve nga Mati brenda 24 orëve

26/02/2021
Flet djali i Sokol Olldashit: Basha, Topalli, kandidimi dhe mesazhet e miqve të babait

Flet djali i Sokol Olldashit: Basha, Topalli, kandidimi dhe mesazhet e miqve të babait

26/02/2021
Fëmijët po infektohen në masë, mjekja jep alarmin: Çfarë doli nga testi i 9-vjeçares

Fëmijët po infektohen në masë, mjekja jep alarmin: Çfarë doli nga testi i 9-vjeçares

26/02/2021
Pasi romanca e tij me Aleksia Peleshin doli në dritë, Jonida Maliqi reagon për herë të parë për ndarjen me Romeo Veshajn

Pasi romanca e tij me Aleksia Peleshin doli në dritë, Jonida Maliqi reagon për herë të parë për ndarjen me Romeo Veshajn

27/02/2021
U nis për trajtim në Turqi? Ardit Gjebrea publikon fotot dhe zbulon gjendjen shëndetësore

U nis për trajtim në Turqi? Ardit Gjebrea publikon fotot dhe zbulon gjendjen shëndetësore

24/02/2021
Shqipëria në situatë kritike nga pandemia, mjekët kërkojnë mbylljen e shkollave, lokaleve dhe urbanëve për 1 muaj

Shqipëria në situatë kritike nga pandemia, mjekët kërkojnë mbylljen e shkollave, lokaleve dhe urbanëve për 1 muaj

26/02/2021
I afërmi e vrau për 5 mijë euro/ Letra anonime tregon të vërtetën tragjike për të renë shqiptare

I afërmi e vrau për 5 mijë euro/ Letra anonime tregon të vërtetën tragjike për të renë shqiptare

03/03/2021
Vdekja e punëtorit të aeroportit të Kukësit, xhaxhai: E mbyti eskavatori, të zbardhet e vërteta ose…

Vdekja e punëtorit të aeroportit të Kukësit, xhaxhai: E mbyti eskavatori, të zbardhet e vërteta ose…

25/02/2021
“Pasuri marramendëse”/ Gazetarja: Behar Sofia, njëshi i trafikut të heroinës. Lëvizte me ‘ushtarë’ pas vetes!

“Pasuri marramendëse”/ Gazetarja: Behar Sofia, njëshi i trafikut të heroinës. Lëvizte me ‘ushtarë’ pas vetes!

25/02/2021
Pas Çomos, Brataj vetëofrohet për deputet: Nëse do më ftonin, do ta vlerësoja shumë

Pas Çomos, Brataj vetëofrohet për deputet: Nëse do më ftonin, do ta vlerësoja shumë

04/03/2021
“Tek ne do gjeni shumë lot që askush nga jashtë s’do i shohë ndonjëherë”- Najada Çomo rrëfen çfarë ndodh brenda mureve të spitaleve Covid: Për pacientët është e rëndë që…

“Tek ne do gjeni shumë lot që askush nga jashtë s’do i shohë ndonjëherë”- Najada Çomo rrëfen çfarë ndodh brenda mureve të spitaleve Covid: Për pacientët është e rëndë që…

04/03/2021
U infektua gjatë kohës që i shërbente prindërve, Covid i merr jetën 27-vjeçares. Mjekja e Beratit: Kishte 90% të mushkërive të prekura

U infektua gjatë kohës që i shërbente prindërve, Covid i merr jetën 27-vjeçares. Mjekja e Beratit: Kishte 90% të mushkërive të prekura

04/03/2021
Meta: Jap dorëheqjen më 26 prill, nëse PS fiton pa prekur votën

Meta: Jap dorëheqjen më 26 prill, nëse PS fiton pa prekur votën

04/03/2021
Infermieri i QSUT infektohet me COVID-19 pas vaksinimit: I kam të gjitha nga vaksina!

Infermieri i QSUT infektohet me COVID-19 pas vaksinimit: I kam të gjitha nga vaksina!

04/03/2021
Pas ftesës së Ramës për ta bërë deputete, reagon Najada Çomo: Janë vite të tëra punë…

Pas ftesës së Ramës për ta bërë deputete, reagon Najada Çomo: Janë vite të tëra punë…

04/03/2021
Tritan Kalo bën deklaratën e papritur: Turp e kaluar turpit, nuk jam më pjesë e Komitetit të Ekspertëve sepse…

Tritan Kalo bën deklaratën e papritur: Turp e kaluar turpit, nuk jam më pjesë e Komitetit të Ekspertëve sepse…

04/03/2021
Epokë e re/ Albin Kurti në selinë e PD, takim me Lulzim Bashën

Epokë e re/ Albin Kurti në selinë e PD, takim me Lulzim Bashën

03/03/2021
Albin Kurti do të votojë në zgjedhjet e 25 prillit/ Kreu i VV nga Tirana: Ja më ke kryeministër shqiptar do të bashkëpunojmë

Albin Kurti do të votojë në zgjedhjet e 25 prillit/ Kreu i VV nga Tirana: Ja më ke kryeministër shqiptar do të bashkëpunojmë

03/03/2021
Arbana Osmani rrëfen bullizmin: Unë, vajza nga Burreli që ia doli!

Arbana Osmani rrëfen bullizmin: Unë, vajza nga Burreli që ia doli!

03/03/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Pas Çomos, Brataj vetëofrohet për deputet: Nëse do më ftonin, do ta vlerësoja shumë

“Tek ne do gjeni shumë lot që askush nga jashtë s’do i shohë ndonjëherë”- Najada Çomo rrëfen çfarë ndodh brenda mureve të spitaleve Covid: Për pacientët është e rëndë që…

U infektua gjatë kohës që i shërbente prindërve, Covid i merr jetën 27-vjeçares. Mjekja e Beratit: Kishte 90% të mushkërive të prekura

  • AK REPORT SHQIP
  • Marketing
  • Privacy Policy for AK Report
  • Votim elektronik/ Votoni kandidatin tuaj të preferuar.

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!