Këngëtari Elton Deda, ka bërë një status në rrjetet sociale, ku shkruan i revoltuar me televizionet, për lajmet pas ndarjes nga jeta të artistit, Kujtim Prodani.
Deda shkruan se asnjëri nuk u kujtua për të sa ishte gjallë, dhe se askush nuk e promovoi muzikën e tij.
“Mediat tona te famshme, qe shkatërruan gjithçka te bukur me lloj-lloj shëmtirash dhe regetona/tallava injorantesh,
spektakle pa moral dhe pa asnjë shërbim qofte edhe minimal për shoqërinë, befas janë turrur ne gare kush te befasoje sa e kane dashur Kujten tone te mire.
Askush nuk u kujtua për te sa ishte gjalle. Askush se promovoi muzikën e tij.
Kështu qe na lini rehat dhe mbathjani ne zgëqet e imoralitetit tuaj se s’na mban me shpirti!
As te vdekurit si lini rehat!”, shkruan Deda.
Discussion about this post