Ngjarja e e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku një 27-vjeçar u ekzekutua në makinën e tij, ka tronditur jo pak banorët e zonës. Në intervistë për mediat ata shprehen të pikëlluar për ngjarjen, teksa shtojnë se djalin e njihnin si një person të mirë dhe të qetë. Një prej fqinjëve thotë se i ka dëgjuar të shtënat me armë por ka menduar se kanë qenë fishekzjarre.
Ai thotë:
Djalin e kam njohur. Ka qenë shumë i mirë po aq e njihnim ne. Nuk dimë gjë nëse fëmijët e tij ishin në këtë udhë. Por djali duhet të ketë bërë diçka se nuk të vret njeri kot. I dëgjuam krismat por menduam se ishin fishekzjarre. Ne e njihnim për djalë të mirë e të qetë dhe të shkolluar.
Discussion about this post