Pasditen e sotme, qytetarët shqiptarë dolën për të tretën ditë radhazi përpara Kryeministrisë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës, i cili u qëllua me armë zjarri nga Policia e Shtetit. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama ka kërcënuar protestuesit duke thënë se policia do i përgjigjet dhunës me dhunë.
Më konkretisht, Rama fundit është shprehur se:
Duhet të jemi këtu pranë efektivit të policisë, që rrezikon të humbasë dritën e syrit, pranë familjes së tij, pranë bashkëshortes.
Ndërkohë një llukuni që nuk e di se nga ka dalë, merr përsipër të nxjerrë sytë e policëve të shtetit dhe t’i fusë gishtat në sy, për çfarë? Për pushtetin? Nuk është absolutisht në asnjë rast në asnjë mënyrë kjo llukuni e lidhur me asgjë që ka të bëjë me dhimbjen e tronditjen e qytetarisë shqiptare kur morën lajmin e humbjes tragjike të jetës të djalit 25-vjeçar nga një efektiv policie. Polici vetë nuk kërkoi të krijojë ndonjë alibi për atë që ka bërë.
Ai do dënohet sipas Ligjit, kjo është Drejtësia. Morali është ajo e ministrit të Brendshëm që dha një shembull fisnikërie, pa pasur asnjë faj dha dorëheqjen. Policia ka të drejtë t’u përgjigjet njëlloj kësaj llukunie që godasin.
Discussion about this post