AK Report
Monday, May 16, 2022
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota
Marketing
AK Report
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota
No Result
View All Result
AK Report
Home TE TJERA
E vodhi, e rropi, tani e shiti!

E vodhi, e rropi, tani e shiti!

21/10/2020
in TE TJERA

Edi Rama i ka kaluar me kohë kufijtë e sjelljes së një njeriu normal. Kryeministri i Shqiptarëve duhet të mendojë seriozisht për shëndetin mendor dhe të marrë ndihmë mjekësore sa më shpejt të jetë e mundur. Daljet e tij të fundit në publik e vërtetojnë më së miri këtë.

 

A e dëgjuat Kryeministrin e shqiptarëve në konferencën për shtyp të së martës me ministrin e jashtëm grek Dendias?

Edi Rama dhe qeveria e tij dështoi edhe këtu.

Çështja e famshme e kufijve me Greqinë do të shkojë në Hagë. Propozimi për të shkuar në një gjykatë ndërkombëtare ka dalë pikërisht nga Rama. Dhe a e dëgjuat se si iu drejtua kryeministri narcist Rama, qytetarëve të tij kur e deklaroi këtë vendim?

“Më vjen keq për patriotët e detit, por në këtë mënyrë duhet të gjejnë arsye të tjera, pasi çështja e detit nuk është për të bërë më propagandën e tyre anti-greke dhe as propagandë në Shqipëri dhe Kosovë. Të vetëvendosën në çështje të tjera”, u tha Rama shqiptarëve tij. Me të njëjtën arrogancë dhe skizofreni, Rama akuzoi të vetët për dështimet e tij.

Po pse nuk del Rama të thotë se edhe sikur të dojë nuk i vazhdon dot negociatat me Greqinë. Sepse pas ndryshimit të qeverisë greke dhe ardhjes së Mitsotakis në pushtet bisedimet u ndërprenë dhe duhej të fillonin nga e para.

Çfarë do të thotë kjo? Që duhet të ngrihet një grup negociator i ri. Do të thotë nga pala shqiptare, që për të shkuar drejt një marrëveshje, duhet të kalojë disa etapa, që nga ngritja e grupit negociator, duhet autorizimi nga Presidenti, verifikimii i marrëveshjes në Gjykatën Kushtetuese dhe në fund votimi në Kuvend. Pala shqiptare sot nuk ka as grup negociator e aq më pak këto të tjerat. Kryeministri ynë i dalldisur dihet si i ka marrëdhëniet me Presidentin po të dalldisur. Dhe skandali më i madh është që Shqipëria nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe as një Parlament. Ai që është, është i mbushur me kukullat e Ramës.

Këtë të pranonte Edi Rama, në mos në konferencën e zhvilluar me Ministrin e Jashtëm grek, në një ditë tjetër. Dhe le t’ua kursente shqiptarëve të gjunjëzuar ironinë e tij të shëmtuar.

Por Edi Rama nuk di të bëjë ndryshe dhe tashmë nuk i ka mbetur asnjë armë në dorë përveç skizofrenisë së tij. Këto ditë Shqipëria zien nga skandalet e PPP me inceneratorët dhe milionat e eurove të hedhura në xhep emrash anonimë. Edi Rama ka 8 vjet që vetëm e rrjep Shqipërinë. Sot ka plasur skandali i inceneratorëve, deri dje ishin ata të shëndetësisë, të rrugëve, të parave të vjedhura nga arka e shtetit ditën për diell.

Prej pangopësisë së tij, Edi Rama preu në mes fatin e shqiptarëve për integrimin në BE. Vite punë u hodhën në koshin e plehrave sepse Evropa i ka dhënë provat se nuk i do hajdutët. Evropianët nuk e duan një qeveri si ajo e Ramës që vjedh vota, vjedh pushtet, shkatërron institucione, shkatërron sistemin e drejtësisë, rendin, që vjedh taksat e një populli dhe i fut në xhepin e vet dhe oligarkëve të tij. Evropa vë kushte dhe Edi Rama nuk është i zoti ti plotësojë sepse është i zhytur deri në fyt.

Pikërisht ky njeri i lejon vetes ironinë me një popull dhe ia thotë mendja se akoma mund ta shesë sapunin për djathë. Akoma beson se mund të rrijë në pushtet. Ky që e katandisi Shqipërinë në një leckë të mjerë e të varfër, guxon, falë skizofrenisë së tij, të tallet publikisht për dështimin e radhës. Ky njeri që do të shkruhet në histori si Kryeministri më bastard që historia e Shqipërisë ka parë./Pamfleti

 

Next Post
‘Falja e detit’/ Mediat greke: Fitore! Si i bëmë presion Edi Ramës

'Falja e detit'/ Mediat greke: Fitore! Si i bëmë presion Edi Ramës

Discussion about this post

Të rekomanduara

No Content Available

Tematikat

agjensi marketingu AK DIGITAL AGENCY Big market biznes Cako ecommerce marketing social media marketing UET UETI universiteti europian webdesign webdevelopment Website
  • About
  • Advertise
  • Careers
  • Contact

© 2021 AK Report Portal i pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve i krijuar me vet-iniciativë.

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota

© 2021 AK Report Portal i pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve i krijuar me vet-iniciativë.