Dy të rinj, një prej të cilëve shqiptar humbën jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Montorio Romano në Itali. Sipas mediave italiane viktima janë Dante Cappai 23-vjeç dhe Erik Vuka 25-vjeç me origjinë shqiptare.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 6 Janarit në veri të kryeqytetit. Makina me të cilën udhëtonin dy të rinjtë u përplas me murin rrethues të varrezave.
“Aksidenti rrugor ndodhi në mbrëmjen e 6 janarit në zonën e varrezave, jashtë qendrës së qytetit në veri të kryeqytetit. Këtu, për arsye nën hetim, Peugeot 206 i drejtuar nga Erik Vuka doli nga rruga ndërsa udhëtonte drejt greminës drejt Nerola përmes Romës. Pushtoi korsinë e kundërt, makina goditi me forcë murin rrethues të varrezave”, shkruajnë mediat italiane.
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë u gjendën menjëherë në vendngjarje por nuk mundën të shpëtonin dy të rinjtë nga vdekja.
Vuka u transportua me ambulancë në gjendje kritike dhe ndërroi jetë pak minuta pasi u dërgua në spitalin Grottarossa.
Autoritetet italiane tashmë kanë nisur hetimet për të mësuar shkaqet e plota që shkaktuan aksidentin tragjik
Discussion about this post