AK Report
Thursday, May 19, 2022
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota
Marketing
AK Report
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota
No Result
View All Result
AK Report
Home BOTA
E rëndë/ Të dëshpëruar nga mbyllja e vendit: Dy mjekë kryejnë vetëvrasje

E rëndë/ Të dëshpëruar nga mbyllja e vendit: Dy mjekë kryejnë vetëvrasje

10/10/2020
in BOTA

Si specialist i kancerit për më shumë se 30 vite, mjeku Angus Dalgleish ka trajtuar shumë persona të cilët kanë vdekur shumë të rinj, raporton Daily Mail.

 

Por asgjë nuk mund të krahasohet me dy ngjarjet e fundit që ai ka kaluar. Të hënën, gjatë një takimi në ZOOM, një nga kolegët i tha se njëri nga pjesëmarrësit, një njeri shumë i respektuar nuk do të ishte i pranishëm.

Ai kishte bërë vetëvrasje.

Kufizimet mbi Covid kishin ndikuar shumë në shëndetin e tij mendor, aq sa kishte ndërmarrë një akt të tillë duke vrarë veten. Lajmi ishte tronditës për të gjithë ata, por nuk është e vetmja vetëvrasje që ka prekur jetën e mjekut gjatë dy javëve të fundit, shkruan abcneës.al.

Edhe një koleg tjetër vrau veten si rezultat i dëshpërimit të thellë nga vetmia dhe ankthi i krijuar nga Covid-19. Kolegu i tij nuk vuante nga asnjë sëmundje dhe as nuk po merrte asnjë trajtim për ndonjë sëmundje mendore por është e paqartë se si ai vrau veten.

Këto dy raste tregojnë se sa vdekjeprurëse është kjo sëmundje  që shkon shumë përtej dëmtimit fizik të shkaktuar nga vetë virusi.

Në përgjigje të rritjes të infeksioneve dhe shtrimeve në spital, qeveria skoceze ka vendosur kufizime drakoniane, ndërsa në Londër, Tory ka konsideruar një shtrirje të bllokimeve lokale në të gjithë Anglinë veriore duke filluar nga e hëna.

Masa të tilla mund të mos frenojnë përhapjen e Covid-19, por do të dëmtojnë më shumë bizneset, do të rrisin papunësinë. Gjendja e rënduar mendore është e përhapur jo vetëm nga rastet e vetëvrasjeve, por nga edhe shenjat shqetësuese të ankthit tek fëmijët.

Gjjithashtu  Covid po shtrembëron përparësitë e kujdesit shëndetësor dhe trajtimin.

Konsultimet dhe operacionet po shtyhen. Sipas një studimi rreth 110,000 pacientë kanë pritur për më shumë se një vit – totali më i lartë që nga fillimi i regjistrimeve – për të nisur  trajtimin, si rezultat i mbingarkesës në spitale për shkak të Covid.

Kjo është një katastrofë, veçanërisht në fushën e kancerit, ku zbulimi i hershëm mund të shpëtojë jetë. Falë përparimeve të jashtëzakonshme në mjekësi dhe kirurgji, shanset për mbijetesë janë rritur për pacientët me kancer që marrin trajtimin në kohë, transmeton abcneës.al

Një tjetër onkolog, Karol Sikora ka deklaruar se më shumë se 35,000 britanikë me kancer mund të vdesin para kohe për shkak të vonesave në diagnostikim.

E vërteta është se sistemi shëndetësor po rrezikohet nga përgjigjja thellësisht e gabuar e qeverisë ndaj Covid. Propaganda  për virusin ka frikësuar miliona njerëz që të qëndrojnë larg spitaleve. Normat e vaksinimit të fëmijëve po bien, dhe normat për sëmundje kardiovaskulare po rriten.

Sëmundja po shtrihet përtej kujdesit shëndetësor. Një pjesë e madhe e ekonomisë është  në prag të kolapsit për shkak të rregullave të tepruara të Covid. Sakaq, shumica e bllokimeve të fundit në të gjithë pjesën veriore Anglisë nuk kanë bërë asgjë për të ndaluar valën e dytë të infeksioneve.

Next Post
EMRI/ I dënuar në Itali me 25 vite burg për vrasje, arrestohet në Fier 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

EMRI/ I dënuar në Itali me 25 vite burg për vrasje, arrestohet në Fier 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Discussion about this post

Të rekomanduara

No Content Available

Tematikat

agjensi marketingu AK DIGITAL AGENCY Big market biznes Cako ecommerce marketing social media marketing UET UETI universiteti europian webdesign webdevelopment Website
  • About
  • Advertise
  • Careers
  • Contact

© 2021 AK Report Portal i pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve i krijuar me vet-iniciativë.

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota

© 2021 AK Report Portal i pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve i krijuar me vet-iniciativë.