• VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik
  • VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik
Thursday, March 4, 2021
No Result
View All Result
  • VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik
No Result
View All Result
No Result
View All Result
E jap votën me kusht, hallall se kush realizon kthimin e ekonomisë së tregut, le të jetë edhe djalli vet!

E jap votën me kusht, hallall se kush realizon kthimin e ekonomisë së tregut, le të jetë edhe djalli vet!

by akreport
07/02/2021
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artan Fuga/

Hapi i parë i duhur në ekonomi: Rikthimi te vlerat e ekonomisë të tregut

Në vitin shumë të largët ’90, viti i ëndërrave që në dekada u thyen, në gojën e studentëve dhe manifestuesve, të të gjithë shqiptarëve që donin ndryshimin ishte edhe fjala magjike “ekonomi e tregut”.

Kur sot përdoret kjo fjalë nga politikanë, gjoja ekonomistë, akademicienë pa vepra, apo nga gazetarë, lloj lloj zyshash kujdestare, si një formë katekizmi pa përmbajtje, të vjen hidhur.

Ku është ekonomia e tregut sot te ne në Shqipëri edhe në krahasim me këtë realitet në Kinën komuniste, apo në Rusinë e ish Bashkimit Sovjetik?

Fatkeqësisht askund! Më sillet ndër mend Gustaavë Le Bon i famshëm që në vitet ’30, se mos vetëm ai, thoshte me pezm se popujt që nuk janë përgatitur për ta bërë një ndryshim epokal, ndonjëherë në inat e sipër bëjnë hapa të mëdha dhe pastaj për disa vjet kthehen andej nga janë nisur!

Politika gradualisht ne na ka kthyer në ekonominë shtetrore të dikurshme, ndonëse veshur me emrin tjetër “ekonomi tregu”. Revolucioni ynë sikurse shkruante Le Bon, është një revolucion në fjalë!

Sot politika rrotullohet jo taksa e sheshtë jo taksa progresive a thua se nuk i kemi provuar të dyja, a thua se e keqja është aty, a thua se nuk ka në botë dhe taksë të thjeshtë dhe taksë progresive dhe të tjera retorika si këto.

Ne jemi kthyer në ekonominë etatiste të para vitit 1985, perstrojkës të Gorbaçovit i marrim të keqen!

Ja ta marr me radhë që ndonjë zysh e moralit mos ma marri me të keq!

A nuk administrohen me PPP investimet më të mëdha kapitale në Shqipëri që prej nja dhjetë vjetësh? Shihni kush e drejton sipas ligjit politikën dhe operacionet konkrete të partneritetit gjoja privat me sektorin gjoja publik? Të gjithë janë jo vetëm ministra qeverie, por edhe të emëruar në organet drejtuese të partisë. Pra ekonominë e drejton kupola e partisë.

Nuk ju mjafton kjo? Shihni se kush i bën tenderat dhe cilat janë prej dekadash procedurat e tenderimit që e telendisën Shqipërinë? I drejtojnë ministrat me sekretarët e tyre. Ekonomi e centralizuar etatiste që e kam analizuar hollësisht te libri im SHOQERIA PIRAMIDALE.

Shihni në zonën rurale ata që i quajnë gjoja fermerë! Janë thjesht bujq në masën 90 përqind të tyre, që jetojnë në ekonomi autarqike, jo tregu, pra ushqehen me prodhimet e tyre me rendimente qesharake që nuk i gjen as në ishujt shkëmborë të Greqisë.

Ekonomia e tyre është krejtësisht jashtë tregut, prodho koqe domatesh dhe bëji sallatë për drekë duke parë gjithë paraditen nga bytha e ndonjë pule mos del ndonjë vezë për omëletë!!!

Shihni ekonominë e tregut te dyaqenet e vogla të lagjeve, me dhjetra mijra, hahahaha, i quajnë biznese shumë të vegjël, me mikroskop mund t’i shohësh! Punojnë burri, gruaja, vjehrri i shkretë, nusja e dajës, kalamajtë dhe ndonjë komshi, pas banakut ku klientët e rrallë mezi lenë ndonjë lekë për ndonjë kg fasule a makarona që blejnë. Ekonomi pa dinamikë, pa investime kapitale, pa akumulim, thjesht shit sa për të qit bukën e gojës.

Kjo ekonomi që po mban me frymë shqiptarin, “biznesmen”, po ja merr frymën Shqipërisë. S’ka aty as konkurrencë dhe asnjë vlerë semantike që të jetë kategori ekonomie tregu!

Ku doni treg? Te fakti që bashkitë të kontrolluara të gjitha nga pushteti qendror japin ato politikisht lejet e ndërtimit, marrin taksa pa asnjë decentralizim. Të gjithë këshillat bashkiake të përbërë nga militantë dhe zyrtarë që varen nga Bosi i Madh!

Cfarë doni ekonomi tregu, shkollat private që edhe frymë nuk marrin dot në treg se cdo gjë është e telekomanduar nga Ministria. Doni muzera, teatro, opera që të administrohen edhe si ekonomi tregu? Aty mbretërojnë drejtorët e partisë që në kohën e Ramizit të paktën nisën të zgjidheshin nga kolektivat!!!

Ku doni ekonomi tregu? Te pensionistët, përfituesit e ndihmës sociale sa për të mos vdek urie, punonjësit e basshkive, me mijra, te nëpunësit e vegjël të administratës, që mbajnë frymën nga buxheti i shtetit? Kush jeton në Shqipëri vërtet nga ekonomia e tregut, as kryetarët e partive politike madje, sepse edhe ata buxhetet i marrin nga shteti.

Apo i doni te mjaft tv që poqese nuk ve dorë shteti me tendera, alokime buxhetesh të centralizuara, falimentojnë brenda 24 orësh!

Ku është ekonomia e tregut? Ndofta te trafiqet e paligjshme, droga, kanabisi, paraja e pisët ? Mundet! Por edhe aty ka dorë tjetër kush?

Hë mo na e thoni ku është ekonomia e tregut? Ka janë kategoritë ekonomike dhe financiare të ekonomisë të tregut? Te llogaritë bankare të kursyesit të vogël, ku përqindjet e interesit shkojnë drejt zeros? Te fakti që nëse do të marrësh ndonjë thërrime nuk të ngelet që kursimet t’ja japësh shtetit si bono thesari?

Hë mo koka të ekonomisë dhe të financës, ku e keni ekonominë e tregut veç në plagjiaturat e termave të përdorur pa kuptim!

Ku e keni ekonominë e tregut?

Te Nish ujësjellësi, te Nish elektriku, si qëmoti, te dreqi me të birin që të vjen me tërsëllëmë dhe të rrjep lekët duke qenë në pozita monopol?
Ktheni ekonominë e tregut!

Unë votën e jap vetëm me kusht! Pa kushte do të isha budalla t’a jepja! Kush realizon kthimin në ekonominë e tregut me reforma të thella strukturore hallall vota, le të jetë edhe djalli vet!

ShareTweetShare

Next Post
Kishte humbur besimin në dashuri, 23-vjeçarja mbipeshë fejohet me instruktorin e palestrës

Kishte humbur besimin në dashuri, 23-vjeçarja mbipeshë fejohet me instruktorin e palestrës

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ngjarje e shëmtuar në spitalin e Fierit/ Burri godet një grua me shkelma e grushte (Video)

Ngjarje e shëmtuar në spitalin e Fierit/ Burri godet një grua me shkelma e grushte (Video)

27/02/2021
Tronditëse! Koronavirusi u merr jetën dy vëllezërve nga Mati brenda 24 orëve

Tronditëse! Koronavirusi u merr jetën dy vëllezërve nga Mati brenda 24 orëve

26/02/2021
Flet djali i Sokol Olldashit: Basha, Topalli, kandidimi dhe mesazhet e miqve të babait

Flet djali i Sokol Olldashit: Basha, Topalli, kandidimi dhe mesazhet e miqve të babait

26/02/2021
Fëmijët po infektohen në masë, mjekja jep alarmin: Çfarë doli nga testi i 9-vjeçares

Fëmijët po infektohen në masë, mjekja jep alarmin: Çfarë doli nga testi i 9-vjeçares

26/02/2021
Pasi romanca e tij me Aleksia Peleshin doli në dritë, Jonida Maliqi reagon për herë të parë për ndarjen me Romeo Veshajn

Pasi romanca e tij me Aleksia Peleshin doli në dritë, Jonida Maliqi reagon për herë të parë për ndarjen me Romeo Veshajn

27/02/2021
U nis për trajtim në Turqi? Ardit Gjebrea publikon fotot dhe zbulon gjendjen shëndetësore

U nis për trajtim në Turqi? Ardit Gjebrea publikon fotot dhe zbulon gjendjen shëndetësore

24/02/2021
Shqipëria në situatë kritike nga pandemia, mjekët kërkojnë mbylljen e shkollave, lokaleve dhe urbanëve për 1 muaj

Shqipëria në situatë kritike nga pandemia, mjekët kërkojnë mbylljen e shkollave, lokaleve dhe urbanëve për 1 muaj

26/02/2021
I afërmi e vrau për 5 mijë euro/ Letra anonime tregon të vërtetën tragjike për të renë shqiptare

I afërmi e vrau për 5 mijë euro/ Letra anonime tregon të vërtetën tragjike për të renë shqiptare

03/03/2021
Vdekja e punëtorit të aeroportit të Kukësit, xhaxhai: E mbyti eskavatori, të zbardhet e vërteta ose…

Vdekja e punëtorit të aeroportit të Kukësit, xhaxhai: E mbyti eskavatori, të zbardhet e vërteta ose…

25/02/2021
“Pasuri marramendëse”/ Gazetarja: Behar Sofia, njëshi i trafikut të heroinës. Lëvizte me ‘ushtarë’ pas vetes!

“Pasuri marramendëse”/ Gazetarja: Behar Sofia, njëshi i trafikut të heroinës. Lëvizte me ‘ushtarë’ pas vetes!

25/02/2021
Beteja e humbur e Shqipërisë me paratë e pista

Beteja e humbur e Shqipërisë me paratë e pista

04/03/2021
Pipero xheloz për Najada Çomon?/ S’kam oferta nga asnjë forcë politike

Pipero xheloz për Najada Çomon?/ S’kam oferta nga asnjë forcë politike

04/03/2021
“Hiq dorë nga Sara”- Atdheu merr mesazhin kërcënues nga Dubai: E gjeta cili është, por…

“Hiq dorë nga Sara”- Atdheu merr mesazhin kërcënues nga Dubai: E gjeta cili është, por…

04/03/2021
Çfarë po ndodh? Sara dhe Riniani janë puthur në parpaskenë, Atdheu i ofenduar, debat në studio

Çfarë po ndodh? Sara dhe Riniani janë puthur në parpaskenë, Atdheu i ofenduar, debat në studio

04/03/2021
‘Integrimi në Turqi’/ gjuha turke së shpejti në shkollat shqiptare

‘Integrimi në Turqi’/ gjuha turke së shpejti në shkollat shqiptare

04/03/2021
Humbëm Najada Çomon, po përse dhe Tritan Kalon?…

Humbëm Najada Çomon, po përse dhe Tritan Kalon?…

04/03/2021
Pas Çomos, Brataj vetëofrohet për deputet: Nëse do më ftonin, do ta vlerësoja shumë

Pas Çomos, Brataj vetëofrohet për deputet: Nëse do më ftonin, do ta vlerësoja shumë

04/03/2021
“Tek ne do gjeni shumë lot që askush nga jashtë s’do i shohë ndonjëherë”- Najada Çomo rrëfen çfarë ndodh brenda mureve të spitaleve Covid: Për pacientët është e rëndë që…

“Tek ne do gjeni shumë lot që askush nga jashtë s’do i shohë ndonjëherë”- Najada Çomo rrëfen çfarë ndodh brenda mureve të spitaleve Covid: Për pacientët është e rëndë që…

04/03/2021
U infektua gjatë kohës që i shërbente prindërve, Covid i merr jetën 27-vjeçares. Mjekja e Beratit: Kishte 90% të mushkërive të prekura

U infektua gjatë kohës që i shërbente prindërve, Covid i merr jetën 27-vjeçares. Mjekja e Beratit: Kishte 90% të mushkërive të prekura

04/03/2021
Meta: Jap dorëheqjen më 26 prill, nëse PS fiton pa prekur votën

Meta: Jap dorëheqjen më 26 prill, nëse PS fiton pa prekur votën

04/03/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Beteja e humbur e Shqipërisë me paratë e pista

Pipero xheloz për Najada Çomon?/ S’kam oferta nga asnjë forcë politike

“Hiq dorë nga Sara”- Atdheu merr mesazhin kërcënues nga Dubai: E gjeta cili është, por…

  • AK REPORT SHQIP
  • Marketing
  • Privacy Policy for AK Report
  • Votim elektronik/ Votoni kandidatin tuaj të preferuar.

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!