• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
Monday, January 25, 2021
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
No Result
View All Result
E dhunoi në ’98? Sali Lushaj i përgjigjet Idajet Beqirit: Nëse del e vërtetë ajo që thotë, jam gati të përballem në gjykatë. Izet Haxhia…

E dhunoi në ’98? Sali Lushaj i përgjigjet Idajet Beqirit: Nëse del e vërtetë ajo që thotë, jam gati të përballem në gjykatë. Izet Haxhia…

01/12/2020
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Lushaj reagon pas akuzave të avokatit të Izet Haxhisë, duke hedhur poshtë si mashtrime pretendimet e tij se e ka dhunuar dhe është ndaluar për ngjarjen e ndodhur në vitin 1998.

Lushaj tregon se nuk e ka takuar kurrë Idajet Beqirin dhe aq më pak ta ketë dhunuar apo të jetë ndaluar ndonjëherë për këtë çështje. Ai thotë se është gati që të përballet në gjyq me Beqirin, në rast se ai ka qoftë edhe një provë të vetme për ato që deklaroi dy ditë më parë në gazetën “Panorama”. Madje, Sali Lushaj thotë se është gati t’i kërkojë edhe falje publike, nëse rezultojnë të vërteta ato që thonë. Por sipas tij, Idajet Beqiri e di shumë mirë që ato që tregon nuk janë të vërteta.

Idajet Beqiri, avokati i Izet Haxhisë, ka reaguar në lidhje me intervistën që ju dhatë për gazetën “Panorama” disa ditë më parë, duke hedhur poshtë deklaratën tuaj se ishte dhunuar nga klienti i tij vite më parë. Madje shprehet se jeni ju që e keni dhunuar në vitin 1998. Si qëndron e vërteta?

E vërteta është se deri kur reagova unë, Idajeti nuk ka folur për asgjë. Tani që fola unë, Idejeti shpërthen kundër meje. Këto janë sajesat e tij. Asgjë nuk është e vërtetë. Unë nuk e kam goditur. Për këtë ngjarje që ai i referohet, në atë kohë është ndaluar Izet Haxhia. Ka qëndruar 72 orë në paraburgim e më pas është liruar. Unë në jetën time nuk jam ndaluar, as nuk jam arrestuar për këtë çështje.

Beqiri shprehet se ju keni qëndruar në paraburgim dhe jeni lënë i lirë vetëm pasi një miku juaj, që e identifikon me emrin Seja, i ka kërkuar falje në emrin tuaj…
Kurrë, nuk është e vërtetë. E gjitha është trillim. Nuk ka asgjë të vërtetë. Në qoftë se unë jam ndaluar qoftë edhe një orë për këtë çështje, ose në qoftë se më ka thirrur në rajon dikush për Idajet Beqirin, unë do ta pranoja dhe do ta kisha thënë publikisht.

Everest

Si është e vërteta e asaj ngjarjeje që përmend avokati Idajet Beqiri? A keni qenë ju dëshmitar ditën ku ai është dhunuar?

Po. Kanë qenë 2 vetë, jo 8 vetë siç thotë ai se ishin banditë. Po ky edhe sarandjotë po të ishin, do t’i quajë nga Tropoja. Sepse iu ka bërë gogol atij Tropoja, Berisha… Sipas tij, Berisha nuk e donte veten kur ka dalë nga zyra dhe ka parë Idajet Beqirin, këtë farë trimi. Edhe sipas tij, qenka tmerruar dhe na paska urdhëruar zoti Berisha për ta dhunuar…

Pra, një nga këta persona që ka dhunuar në atë kohë Idajet Beqirin, ju thoni se ka qenë Izet Haxhia?

Shiko, Izeti ka qenë aty. Ka qenë prezent. Dhe për këtë arsye u ndalua Izeti, për rrahjen e këtij. Ndërkohë sot e ka avokat. Le ta deklarojë edhe vetë Izeti që është ndaluar në atë kohë për atë ngjarje.

A njiheni personalisht me Idajet Beqirin?

Kurrë në jetën time nuk jam takuar me të. Ky më paska takuar mua edhe te 313-ta! Ekzistojnë dokumente, hyrjedalje në burg. Kush është prokurori që paska bërë ballafaqimin për njohje? Ky është një mashtrim. Komplet gënjeshtër. Idajet Beqirin e kam parë vetëm një herë në stadiumin e Luksemburgut, ka qenë me të shoqen. E kemi pasur një radhë përpara, por nuk kemi folur. Kemi qenë emigrantë, si ne, si ai.

Po atëherë pse mendoni se ka rrëfyer një histori të tillë?

Ai ka qëllime të tjera. Ky do të duket sikur gjithçka që thotë nëpër gjyqe, apo diku tjetër, është e vërtetë. Në qoftë se është e vërtetë që unë jam takuar në Prokurori ose në burg me të, ato dalin. Janë fakte. Kur ka hyrë Idajet Beqiri, kë ka takuar, kush është prokurori i çështjes së tij. Le të dalë ky prokuror. Mua le të më thërrasë Prokuroria kur të dojë për shpifje apo për trillim. Jam gati të përgjigjem për gjithçka. Në qoftë se kam qëndruar qoftë edhe 1 orë, në qoftë se më ka thirrur ndonjë polic gjyqësor, jam gati të përgjigjem. Por e gjitha është gënjeshtër. Edhe i bëj thirrje Prokurorisë që ta ndjekë këtë çështje. Ai thotë që do vijë në gjyq. Unë shkoj. Po më thirri Gjykata, unë shkoj për çdo gjë. Çfarë frike kam unë të përballem me Idajet Beqirin?

Te gjyqi i Izet Haxhisë?

Po. Unë për Izet Haxhinë nuk kam folur gjënë më të vogël dhe nuk kam çfarë të flas. As për Ismetin, as për vëllanë tjetër. Sepse nuk kam folur kurrë. Ky gjyq bëhet për Izetin. Çdo trupë gjyqësore që e sheh këtë çështje thotë që Sali Lushaj nuk është dëshmitar në këtë çështje. Se në fakt nuk jam. Nuk kam lidhje me të. Për Izetin nuk kam folur sepse nuk kam pasur çfarë të flas, jo se kam rezervuar diçka.

Po atëherë pse ky mllef?

Nuk e di. E ka kapur me zotin Berisha, sepse është burgosur, me të drejtë. Nuk ka qenë hera e parë që është burgosur Idajet Beqiri. Ka edhe të kaluarën e tij në Krujë. I di ai të gjitha këto. Nuk dua të futem tek e kaluara e tij, por për rastin konkret, Idajet Beqiri çdo gjë e ka gënjeshtër. Le të bëjë padi në Gjykatë. Të tregojë faktet. E nëse del e vërtetë ajo që thotë ai, unë do t’i kërkoj publikisht falje. Por ai e di shumë mirë që ato që ka thënë nuk janë të vërteta.

Çfarë tha Sali Lushaj për avokatin e Izet Haxhisë
“Çështja është e zbardhur, unë nuk e kuptoj se çfarë duan t’i zbardhin më. Se çfarë thotë ai avokati, këto të tjerat janë kot, se njihet Idajeti për kështu gjërash. Ai është rrahur nga Izeti, unë kam qenë prezent, e ka rrahur dhe tani e ka avokat. Mua më vjen keq. Ai do që ta përziejë Izetin. Ai do që t’i marrë hakun, do që ta lërë në burg. Për mua ai nesër le të dalë. Edhe Jaho le të dalë. Po pse shkojnë më në Tropojë? Asnjë nuk e shkel më Tropojën. Pse shkoj unë në Tropojë dhe në gjithë Shqipërinë? Unë atë ditë në mitingun e Tropojës kam parë komunistë që qanin sepse menduan se u ‘çliruan’. Ata thërrisnin ‘Sali Berisha’”.

Çfarë tha Idajet Beqiri për ish-truprojën e Berishës
“Erdhi Sali Lusha me 8 banditët e Tropojës. Më rrethuan dhe në asfaltin e rrugës te ‘Toptani’ më kanë goditur me shkopinj, grushte dhe mjete të tjera, duke më lënë të plagosur. Në këtë ngjarje ka qenë dhe Izet Haxhia. ‘Na ndërseu Berisha’, më ka thënë më vonë në zyrë Sali Lusha. Të 9 këta persona u arrestuan. Nuk e pranonin krimin. Më ka ardhur në zyrë një miku i ngushtë i Sali Lushës, të cilit për etikë po i them vetëm shkurtimin e emrit, siç e njeh edhe Sali Lusha, Seja… E kishte dërguar Sali Lusha. Më tha që Sali Lusha është në burg dhe kërkon ta falësh. Ka rënë pre e urdhrit të Sali Berishës për t’u hakmarrë ndaj teje.

ShareTweetShare
Next Post
12 pyetje dhe 12 përgjigje për ata që e kalojnë Covid-19 në shtëpi

12 pyetje dhe 12 përgjigje për ata që e kalojnë Covid-19 në shtëpi

Discussion about this post

Everest

Sondazh

Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit?

  • Opozita e bashkuar (52%, 4,377 Votes)
  • Partia Socialiste (48%, 3,962 Votes)

TE GJITHE VOTUESIT: 8,339

Loading ... Loading ...
SKANDAL/ Pediatre Alketa Hoxha: “Nuk do të vizitoj asnjë fëmijë të pa vaksinuar!”

SKANDAL/ Pediatre Alketa Hoxha: “Nuk do të vizitoj asnjë fëmijë të pa vaksinuar!”

25/01/2021
Mjekja pediatre Alketa Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë në “Top Albania Radio”, ku është shprehur se nuk do...
Read More
Open Data Albania: Ja kush e kryeson listën e bashkëshorteve më të pasura VIP

Open Data Albania: Ja kush e kryeson listën e bashkëshorteve më të pasura VIP

25/01/2021
Bashkëshortja e deputetit socialist, Taulant Balla, Iris Pekmezi, duket se është gruaja më e pasur e politikanëve në Shqipëri. Ndërsa...
Read More
Përdorimi Politik i Fesë/ “Myslimani Sami dhe i krishteri Sokrat”, Veliaj i prezanton puntorët e Bashkisë sipas besimit fetar

Përdorimi Politik i Fesë/ “Myslimani Sami dhe i krishteri Sokrat”, Veliaj i prezanton puntorët e Bashkisë sipas besimit fetar

24/01/2021
Në përpjekje për të treguar se nuk bën dallime mes punonjësve të bashkisë, Erion Velija ka bërë pikërisht atë që...
Read More
Mjeku Kalo: Po rrezikojmë jetët tona, disa të pamoralshëm…

Mjeku Kalo: Po rrezikojmë jetët tona, disa të pamoralshëm…

24/01/2021
Mjeku Tritan Kalo me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se ngjarjet e fundit të fenomeneve të mitmarrjes...
Read More
“Janë paratë, paratë, kullat, kullat..”/ Lubonja për lidhjet e mafias së kullave me pushtetin: Si po na mbyt ky tumor!

“Janë paratë, paratë, kullat, kullat..”/ Lubonja për lidhjet e mafias së kullave me pushtetin: Si po na mbyt ky tumor!

23/01/2021
Në Shqipëri ka plasur një skandal, pas publikimit të përgjimeve të anti-mafias italiane, ku eksponentë të grupit mafioz Ndragheta, flasin...
Read More
Basha i bindur për fitoren: Do të jem i pari kryeministër që s’është shkolluar në komunizëm.

Basha i bindur për fitoren: Do të jem i pari kryeministër që s’është shkolluar në komunizëm.

23/01/2021
“Unë do të jem i pari kryeministër që nuk është arsimuar në komunizëm, që është rritur dhe brumosur me një...
Read More
Mediat gjermane: Nëse Greqia zbaton zgjerimin me 12 milje, Turqia do e shohë si shkak për luftë

Mediat gjermane: Nëse Greqia zbaton zgjerimin me 12 milje, Turqia do e shohë si shkak për luftë

23/01/2021
Revista Gjermane Der Spiegel ka komentuar vendimin e parlamentit grek për të votuar pro projektligjit të Ministrisë së Punëve të...
Read More
Hetimi i Antimafies, Kokëdhima: Mos u çudisni kur të dalin fakte edhe më tronditëse!

Hetimi i Antimafies, Kokëdhima: Mos u çudisni kur të dalin fakte edhe më tronditëse!

23/01/2021
Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, u shpreh se pushteti qendror dhe vendor në Shqipëri është vënë në shërbim të...
Read More

BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin
BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin

Flet drejtoresha ekonomike e kompanisë “Daisy & ETM”, Myrvete Pazaj Nga 1 janari nis zbatimin procesi i fiskalizimit për lëshimin...

09/01/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Xheloz?! Pasi u tha se kishte lidhje sekrete me Tean, Bearti sulmon KEQ Andin: Burrë para kamerave, por jashtë…

“S’e kam bërë kurrë këtë”/ Gazetari i drejton pyetjen e çuditshme, konspiracionisti Alfred Cako zbulon për herë të parë domethënien e unazave që mban në dorë

SKANDAL/ Pediatre Alketa Hoxha: “Nuk do të vizitoj asnjë fëmijë të pa vaksinuar!”

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!