Ditën e djeshme Kosova është tronditur nga vrasja e tre personave në Gllogjan të Deçanit.
Disa persona të maskuar me kallashnikov kanë shtënë drejt autobusit ku mbetën të vrarë shoferi dhe dy nxënës.
Mësohet se Gentiana Mustafaj është vajza e një invalidi të luftës kurse nxënësi Ledjan Hamza i një veterani të luftës.
Të afërmit e viktimave të cilët humbën jetën në këtë tragjedi kanë bërë postime prekëse në Facebook.
Një familjare ka shkruar se nxënësja është e afërmja e saj.
“O Zot, nuk mundem as të besoj as të imagjinoj që kjo ndodhi sot, vajza e dajës tim Florim, vajza e dajës tim i cili me plagë lufte në trup e tash me plagë të përjetshme në zemër, DAJËS TIM QË NË LIRIIIII, PËR T CILËN DHA PJESË TË TIJ TI NDODHË KJOOO PLOTËSISHT E SHOKUAR”, ka shkruar ajo.