Advertisement
  • KREU
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • HISTORI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
Wednesday, April 14, 2021
  • KREU
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • HISTORI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Dreka mes Agaçit dhe Becchettit që fundosi Shqipërinë

Dreka mes Agaçit dhe Becchettit që fundosi Shqipërinë

akreport by akreport
04/04/2021

Share on FacebookShare on Twitter

Në fillim të vitit 2014, në një restorant të Tiranës, Engjëll Agaçi, sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, ulet të drekojë me Francesco Becchetin, biznesmenin italian, i cili në atë kohë ishte vënë nga qeveria nën hetim për pastrim parash. Kjo ishte dhe tema kryesore e bisedës mes të dyve.

Francesco Beccetti: Përse qeveria ka nisur hetime për pastrim parash ndaj kompanive të mia?

Engjëll Agaçi: Duhet të flasësh me Enkelejd Jotin, drejtorin e përgjithshëm të Top Channel.

Francesco Becchetti: Përse duhet të flas me z. Joti, i cili nuk është një zyrtar publik, por drejtori i përgjithshëm i një televizioni privat?

Engjëll Agaçi: Nuk është ide e mirë t’i bësh opozitë shtetit.

Ky dialog i dëshmuar nga biznesmeni italian, Francesco Becchetti, në Uashington, ishte një nga tre provat kryesore që fundosi Shqipërinë në gjykatën e arbirtrazhit ndërkombëtar duke detyruar qytetarët shqiptarë të paguajnë 110 milionë euro gjobë. MCN publikon ekskluzivisht vendimin e gjykatës ICSID, e cila ka e pranuar si të vërtetë dialogun mes Becchetit dhe Agaçit. Vendimi thotë:

“Që në fillim të hetimeve për pastrim parash, një përfaqësues i qeverisë i tha zotit Beçhetti në mënyrë eksplicite se duhet të fliste me një nga konkurrentët e tij, nëse dëshironte të kuptonte se pse investimet e tij ishin nën hetim, dhe që nuk ishte një ide e mirë t’i bënte opozitë shtetit,”– argumenton Gjykata e Arbitrazhit.

Por ky pasazh i vendimit ngre disa pikëpyetje të mëdha. Së pari, cila ishte arsyeja që sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, njëkohësisht një nga figurat më të pushtetshme të qeverisë, z. Agaçi, pranon të takohet dhe të drekojë me një biznesmen, i cili ishte vënë nën hetim për pastrim parash nga vetë qeveria? Së dyti, pse avokatura e shtetit dhe studioja ligjore që mbronte Shqipërinë nuk ka tentuar për asnjë moment gjatë gjyqit në arbitrazh që ta mohojë këtë dialog, ose të thërriste zotin agaci si dëshmitar në këtë process me qëllim mohimin e këtyre thënieve për të mbrojtur interesin e shtetit shqiptar?

Kjo e ka nxjerrë gjykatën në përfundimin se goditja e qeverisë ndaj Agon Channel u bë për motive politike dhe për llogari të televizoneve konkurrente, që ishin afër qeverisë.

“Hetimet kriminale ndaj kompanive të z. Becchetti u filluan nga një qeveri, e cila ishte e afërt me konkurrentët e tij, operatorët ekzistues të stacioneve televizive, kundër një stacioni që ishte kritik me qeverinë,”– thuhet në vendim.

Edhe në këtë rast qëndrimi i mbrojtjes së shtetit ngre pikpëyetje. Nga tërësia e vendimit rezulton që nga ana e Avokaturës së Shtetit apo studios së huaj nuk ëhstë tentuar që të mohohet, kundërshtohet apo të hidhet poshtë lidhja midis qeverisë dhe një media tjetër private në Shqipëri. Madje personat e përmendur në dëshmi nuk u thirrën fare me cilësinë e dëshmitarit që të shpreheshin apo të pohonin të kundërtën e asaj që pretendonte z.Beccheti.

Gjykata e arbitrazhit duket se e ka patur të lehtë të vendosë së shpronësimi i Agon Channel kishte motive politike. Dhe për këtë kanë ndikuar jo pak deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama.

“Sapo dolën vendimet e konfiskimit, kryeministri Edi Rama deklaroi se lufta e tij ndaj investitorëve si paditësi kishte qenë një sukses dhe shkoi më tej duke kërcënuar gjyqësorin se në një mënyrë apo tjetër ishte i implikuar në shkeljet e këtyre investitorëve”, shkruan gjykata në vendim.

Sipas trupit gjykues te arbitrazhit, edhe provat mbi të cilat qeveria shqiptare ngriti akuzat kriminale ndaj Becchettit kane qenë me cen, pasi kur iu kërkua që të justifikojë mandatet e arrestit nga Interpol Shqipëria dështoi.

Këto fakte e kanë nxjerrë gjykatën në Uashington shpronësimi i Agon Channel nga qeveria ishte i padrejtë.

“Të marra së bashku të gjitha cështjet e diskutuara mbështesin fuqishëm përfundimin se vendimi i konfiskimit ishte kulmimi I një fushate politike kundër paditësit.

Gjoba prej 110 milionë eurosh që takspaguesit shqiptarë do ti paguajnë biznesmenit italian është fatura më e rëndë e një gjyqi në historinë e Shqipërisë. /MCN TV

ShareTweetShare

TË NGJASHME

Donin ta nxirrnin me probleme mendore, psikiatrja zbulon skemën e manipulimit të vjehrrës së 26-vjeçares

Donin ta nxirrnin me probleme mendore, psikiatrja zbulon skemën e manipulimit të vjehrrës së 26-vjeçares

14/04/2021

Historia e 26-vjeçares nga Tropoja, e cila ka denoncuar në emisionin “Stop” se është dhunuar nga bashkëshorti dje vjehrra dhe...

Identiteti/  Sherr në një lokal në Berat, një polic i plagosur

Identiteti/ Sherr në një lokal në Berat, një polic i plagosur

14/04/2021

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës pranë një lokali në Berat. Për pasojë mësohet se ka mbetur i...

“Votoni ndryshimin”/ Artur Zheji: Pse ambasadorja Kim, nuk është keqkuptuar, por…

“Votoni ndryshimin”/ Artur Zheji: Pse ambasadorja Kim, nuk është keqkuptuar, por…

14/04/2021

Nga Artur Zheji Fjalët që tha, gjërazi dhe në një sintaksë perfekte, ambasadorja simpatike Kim, shkaktuan një tërmet të nëndheshëm,...

Next Post
Nusja përlotet kur përmend vjehrrin e ndjerë: E kam dashur shumë, po të ishte gjallë do…

Nusja përlotet kur përmend vjehrrin e ndjerë: E kam dashur shumë, po të ishte gjallë do…

Discussion about this post

Editorial

Kadare për zgjedhjet në Shqipëri: Mos vuani nga komplekset e një kombi çapaçulësh

Kadare për zgjedhjet në Shqipëri: Mos vuani nga komplekset e një kombi çapaçulësh

14/04/2021

“Taksapaguesit shqiptarë”/ Pistë helikopterësh dhe mol jahtesh për resortin luksoz të Manes në Palasë

“Taksapaguesit shqiptarë”/ Pistë helikopterësh dhe mol jahtesh për resortin luksoz të Manes në Palasë

14/04/2021

Patronazhi elektoral, shpërthen gazetari i njohur: Të pacipë, nesër do na hiqni nga puna fëmijët

Patronazhi elektoral, shpërthen gazetari i njohur: Të pacipë, nesër do na hiqni nga puna fëmijët

14/04/2021

“Jemi bërë shtet arixhinjsh”, gazetari rom reagon për deklaratën e Enton Abilekaj në emisionin “Open”

“Jemi bërë shtet arixhinjsh”, gazetari rom reagon për deklaratën e Enton Abilekaj në emisionin “Open”

13/04/2021

Si përgjohet sipas listave sekrete të PS vota e Ardit Gjebreas, Alketa Vejsiut, Rovenda Dilos, Ermal Mamaqit dhe Arbana Osmanit

Si përgjohet sipas listave sekrete të PS vota e Ardit Gjebreas, Alketa Vejsiut, Rovenda Dilos, Ermal Mamaqit dhe Arbana Osmanit

11/04/2021

Këndvështrime

“Votoni ndryshimin”/ Artur Zheji: Pse ambasadorja Kim, nuk është keqkuptuar, por…

“Votoni ndryshimin”/ Artur Zheji: Pse ambasadorja Kim, nuk është keqkuptuar, por…

14/04/2021
Fevziu zbulon se çfarë ndodh në terren për shitjen e votës, del me apelin për qytetarët: Nuk ka mjerim më të madh se…

Fevziu zbulon se çfarë ndodh në terren për shitjen e votës, del me apelin për qytetarët: Nuk ka mjerim më të madh se…

14/04/2021
‘Nuk ka qenie më dhjakse se Rama’, Enkel Demi: Kemi një Kryeministër që rri me cuba

‘Nuk ka qenie më dhjakse se Rama’, Enkel Demi: Kemi një Kryeministër që rri me cuba

14/04/2021
Gazetari-Ramës: Myslimanët nuk marrin leje nga askush për falje

Gazetari-Ramës: Myslimanët nuk marrin leje nga askush për falje

13/04/2021
Përdorimi i të dhënave personale të shqiptarëve, Çani: Në një vend normal, qeveria do të binte!

Përdorimi i të dhënave personale të shqiptarëve, Çani: Në një vend normal, qeveria do të binte!

13/04/2021
Të votosh Ramën sot, është njelloj si të votosh Erdoganin apo Putinin

Të votosh Ramën sot, është njelloj si të votosh Erdoganin apo Putinin

11/04/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Donin ta nxirrnin me probleme mendore, psikiatrja zbulon skemën e manipulimit të vjehrrës së 26-vjeçares

Identiteti/ Sherr në një lokal në Berat, një polic i plagosur

“Votoni ndryshimin”/ Artur Zheji: Pse ambasadorja Kim, nuk është keqkuptuar, por…

  • Kontakt
  • Shtypi ditor
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Privacy Policy

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • KREU
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • HISTORI
  • SPORT
  • SHOWBIZ

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!