• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
Tuesday, January 26, 2021
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
No Result
View All Result
“Drejtor, s’të them dot lamtumirë”! Klodiana Lala: U shtanga, ja çfarë më thoshte sa herë nisesha për një ngjarje të rëndë

“Drejtor, s’të them dot lamtumirë”! Klodiana Lala: U shtanga, ja çfarë më thoshte sa herë nisesha për një ngjarje të rëndë

05/12/2020
Share on FacebookShare on Twitter
Everest

E trishtuar nga ikja e parakohshme e Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, gazetarja Klodiana Lala tha në studion e News24 se ai la gjurmë të thella në median shqiptare, duke ngritur media të lira e që i dhanë zë çdo kauze të rëndësishme, por edhe duke u kujdesur e shqetësuar për çdo gazetar.

Teksa kujtoi me dhimbje vitet e bashkëpunimit me të, Lala u shpreh se Kasem Hysenbelliu ishte njeriu që të vinte dorën në shpatull, kur zbriste shkallët, dhe të thoshte se drejtori do të jetë me ty për çdo problem.

“Ikje e parakohshme. U shtanga sot në mëngjes, kur mora vesh lajmin, sepse mendoja se një njeri me aq guxim, që kishte përballuar shumë sfida në jetë, do ta mundte armikun e padukshëm. Por mesa duket fati nuk deshi. Ai ishte gjithmonë në krahun e më të dobtëve, njeri që iu ka dhënë mundësi gazetarëve të rinj. Ai të dëgjonte, të bënte pjesë, të merrte mendim dhe asnjëherë nuk mbante mëri. Ai zbriste shkallët duke vënë dorën në shpatullat e tua, duke thënë se drejtori është këtu me ty. Përtej një profesionisti, që nuk vinte nga fusha e medias, por që arriti të ishte një njeri i jashtëzakonshëm, të shihte hallet dhe shqetësimet në detajet më të vogla. Sa herë që niseshim për një ngjarje më thoshte “Klodiana, është ngjarje e rëndë, kujto që unë do të jem aty”. Ai na ka mbështetur të gjithëve. Unë i jam mirënjohëse në jetë të jetëve dhe ndjej dhimbje po aq sa familjarët e tij. Kur mësuam lajmin se nuk ishte mirë dhe ishte nisur drejt Turqisë, kam pyetur herë pas here. Familja e tij është kujdesur në detaje që ai t’ia hidhte. Ishte një njeri që guxonte shumë, përballej, luftonte, mbase dhe gabonte, por kishte kurajon edhe të kërkonte falje dhe nuk e kishte aspak për turp. Bashkohem me dhimbjen e bashkëshortes, të fëmijëve, vëllezërve, të gjithë atyre që e kanë njohur. Ishte njeri që bëri histori në media.

Kujtoj një moment, kur ishim të ftuar në festën e presidentit dhe unë isha shtatzënë me vajzën e dytë. Ai nuk e dinte që isha shtatzënë, por një kolege i tha, dhe m’u kthye “Drejtor pse s’më ke treguar, pate frikë se mos të zëvendësoj. Do ikësh të lindësh një djalë dhe do vish se vendi yt është aty”. Edhe kur iku për të hapur televizionin e tij, na tha që numri im është aty dhe do iu gjendem pranë në cdo moment. Ai më ka ndihmuar shumë. Jam shokuar nga ikja e tij, jam tronditur. Ai sillej me ne si një bashkëpunëtor, si një djalë i ri. Gjurmët e tij, që ka lënë në media, janë të thella, sepse ai na e bëri punën të lehtë, na bëri të ishim shpirtra të lirë, gazetarë të lirë dhe ta donim këtë profesion. Kam 14 vite në “Gazetën Shqiptare” dhe “Neës24” dhe 5 prej tyre i kam kaluar si një bashkëpunëtore me Kasem Hysenbelliun. E kam derdhur atë pikën e lotit që në pikë të mëngjesit, dhe do ta duartrokas, sepse ka lënë gjurmë duke ngritur media të lira, që i kanë dhënë zë cdo kauze të rëndësishme. Drejtor nuk të them dot lamtumirë”, tha gazetarja Lala.

ShareTweetShare
Next Post
Kazani i FMN që dogji fabulën e rindërtimit

Kazani i FMN që dogji fabulën e rindërtimit

Discussion about this post

Everest

Sondazh

Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit?

  • Opozita e bashkuar (52%, 4,377 Votes)
  • Partia Socialiste (48%, 3,962 Votes)

TE GJITHE VOTUESIT: 8,339

Loading ... Loading ...
A është Ardi Veliu kryepolici që del në përgjimet e Ndragheta

A është Ardi Veliu kryepolici që del në përgjimet e Ndragheta

25/01/2021
Në përgjimet e Anti-mafias italiane, që po trondisin piramidën e shtetit shqiptar, përpos ministrave dhe kryebashkiakut del edhe një nga...
Read More
SKANDAL/ Pediatre Alketa Hoxha: “Nuk do të vizitoj asnjë fëmijë të pa vaksinuar!”

SKANDAL/ Pediatre Alketa Hoxha: “Nuk do të vizitoj asnjë fëmijë të pa vaksinuar!”

25/01/2021
Mjekja pediatre Alketa Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë në “Top Albania Radio”, ku është shprehur se nuk do...
Read More
Open Data Albania: Ja kush e kryeson listën e bashkëshorteve më të pasura VIP

Open Data Albania: Ja kush e kryeson listën e bashkëshorteve më të pasura VIP

25/01/2021
Bashkëshortja e deputetit socialist, Taulant Balla, Iris Pekmezi, duket se është gruaja më e pasur e politikanëve në Shqipëri. Ndërsa...
Read More
Përdorimi Politik i Fesë/ “Myslimani Sami dhe i krishteri Sokrat”, Veliaj i prezanton puntorët e Bashkisë sipas besimit fetar

Përdorimi Politik i Fesë/ “Myslimani Sami dhe i krishteri Sokrat”, Veliaj i prezanton puntorët e Bashkisë sipas besimit fetar

24/01/2021
Në përpjekje për të treguar se nuk bën dallime mes punonjësve të bashkisë, Erion Velija ka bërë pikërisht atë që...
Read More
Mjeku Kalo: Po rrezikojmë jetët tona, disa të pamoralshëm…

Mjeku Kalo: Po rrezikojmë jetët tona, disa të pamoralshëm…

24/01/2021
Mjeku Tritan Kalo me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se ngjarjet e fundit të fenomeneve të mitmarrjes...
Read More
“Janë paratë, paratë, kullat, kullat..”/ Lubonja për lidhjet e mafias së kullave me pushtetin: Si po na mbyt ky tumor!

“Janë paratë, paratë, kullat, kullat..”/ Lubonja për lidhjet e mafias së kullave me pushtetin: Si po na mbyt ky tumor!

23/01/2021
Në Shqipëri ka plasur një skandal, pas publikimit të përgjimeve të anti-mafias italiane, ku eksponentë të grupit mafioz Ndragheta, flasin...
Read More
Basha i bindur për fitoren: Do të jem i pari kryeministër që s’është shkolluar në komunizëm.

Basha i bindur për fitoren: Do të jem i pari kryeministër që s’është shkolluar në komunizëm.

23/01/2021
“Unë do të jem i pari kryeministër që nuk është arsimuar në komunizëm, që është rritur dhe brumosur me një...
Read More
Mediat gjermane: Nëse Greqia zbaton zgjerimin me 12 milje, Turqia do e shohë si shkak për luftë

Mediat gjermane: Nëse Greqia zbaton zgjerimin me 12 milje, Turqia do e shohë si shkak për luftë

23/01/2021
Revista Gjermane Der Spiegel ka komentuar vendimin e parlamentit grek për të votuar pro projektligjit të Ministrisë së Punëve të...
Read More

BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin
BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin

Flet drejtoresha ekonomike e kompanisë “Daisy & ETM”, Myrvete Pazaj Nga 1 janari nis zbatimin procesi i fiskalizimit për lëshimin...

09/01/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Fajin e ka Saliu!/ Shembet ura në Vlorë/ Sinaj: Ky është modeli i punës që ofron opozita

A është Ardi Veliu kryepolici që del në përgjimet e Ndragheta

Xheloz?! Pasi u tha se kishte lidhje sekrete me Tean, Bearti sulmon KEQ Andin: Burrë para kamerave, por jashtë…

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!