Gazetari Artan Hoxha doli mbrëmjen e djeshme me një reagim ironik në rrjetet sociale në lidhje me numrin e qytetarëve që kishin zgjedhur të dilnin në protestë kundër rritjes së çmimeve, krahasuar me ata që kishin shkuar në koncertin e këngëtarit ndërkombëtar, Malumës.
“Sot, me shume njerez shkonin te koncerti i “Nuri Beut”(Maluma), te sheshi “Nene Tereza”, qe eshte me pagese, se sa ishin mbledhur per te protestuar pa leke per hallet e tyre, perpara kryeministrise…”, shkruante Hoxha.
Mirëpo, pikërisht në këtë postim Hoxha është përballur me komentet e njëpasnjëshme të gazetarit Ben Manaj, korrespondent i “Top Channel’ në Londër.
Një bisedë që ka kaluar në një nivel tjetër, në momentin që të dy gazetarët filluan t’iu përmendin njëri-tjetrit dosjet që ekzistojnë për ta.
Hoxha me ironi i shkruan duke i thënë se dosjen e tij e ka vetëm Sali Berisha
Biseda e plotë: