Presidenti i SHBA, Donald Trump ka shkarkuar Dr. Anthony Fauci, ekspertin kryesor të sëmundjeve infektive.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë e bëri të ditur vendimin duke folur në telefon nga hoteli i tij në Las Vegas, Nevada, para se të nisej për dy tubime në Arizona. Trump është shprehur i zhgënjyer prej tij, duke theksuar se njerëzit janë lodhur duke dëgjuar për pandeminë vdekjeprurëse, e cila ka vrarë më shumë se 215,000 amerikanë.
Trump e konsideron atë me ironi si një “katastrofë 500 vjeçare”. “Njerëzit janë lodhur nga Covid. Unë kam tubime të mëdha,” tha Trump, në një telefonatë me stafin e fushatës nga hoteli i tij në Las Vegas, ku ai kaloi dy netë në mes të një fushate që po zhvillon në perëndim. Duke iu referuar Fauci dhe zyrtarëve të tjerë të shëndetit si “idiotë”, Trump thotë se është i gatshëm për të lëvizur nga katastrofa shëndetësore, edhe pse rastet po rriten përsëri dhe ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se më e keqja mund të jetë duke ardhur, shkruan CNN.
Sipas tij, nëse do të dëgjonte Faucim, më shumë se gjysmë milioni njerëz do të kishin vdekur në Shtetet e Bashkuara. Trump portretizoi rekomandimet e ofruara nga administrata e tij për të zbutur përhapjen e sëmundjes si një bezdi të rëndë. “Njerëzit janë duke thënë gjithçka. Thjesht na lini vetëm. Ata janë lodhur nga kjo. Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar Faucin dhe gjithë këta idiotë”, tha ai. “Fauci është një djalë i mirë.
Ai ka qenë këtu për 500 vjet”, shtoi Trump. Trump kritikoi hapur Faucin ndërsa fushata e tij aktualisht po transmeton një reklamë televizive me mjekun që nënkupton që Fauci mbështeti trajtimin e pandemisë nga Trump. Fauci e ka kundërshtuar reklamën, duke thënë se fjalët e tij ishin nxjerrë jashtë kontekstit dhe i kërkoi fushatës ta hiqte atë. Por reklama u pa gjerësisht si një pranim nga stafi i fushatës së Presidentit se Fauci ka besueshmëri tek votuesit që kanë refuzuar përgjigjen e Trump. Pothuajse në të njëjtën kohë kur Trump po fliste në telefon, Fauci po vlerësohej në Akademinë Kombëtare të Mjekësisë për Udhëheqjen Shembullore gjatë një ceremonie virtuale. Fauci tha se ai ishte “pa fjalë” ndërsa merrte njohjen.
“Kemi shumë sfida përpara nesh dhe nuk mund të mos mendoj se vërtet po kalojmë një kohë që është shqetësuese anti-shkencë në segmente të caktuara të shoqërisë sonë,” tha Fauci. Fauci ka qenë drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive që nga viti 1984 dhe është anëtar i Task Forcës së Koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë.
Discussion about this post