





Konspiracionisti Alfred Cako paralajmëron se do të ketë arrestime të tjerë në radhët e politikës shqiptare. Sipas Cakos i rrezikuar është edhe kryeministri Edi Rama, i cili mund të shpëtohet vetëm nga Sorosi duke e bërë Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s.






“Mendoj se Kabala është duke e shitur këtu në Shqipëri me rastin e inceneratorëve, është duke e shitur mafien e qeverisë dhe mendoj se do të ketë arrestime të mëtejshme.






Do jetë deri tek i madhërishmi apo do të ngelet në nivelet më të poshtme, këto i di drejtësia. Mendoj që një nga këta fanarët e arrestuar ka filluar të cicërojë, të tregojë që ne jemi vrima e fundit e kavallit, vrima më e rëndësishme është sheshit.






Mendoj se do të ketë arrestime të tjera, Ne e kemi thënë që para 3-4 muajsh, kemi qenë të parët që e kemi thënë se mund të ketë një tërheqje të Ramës, Se Rama ose mund të shpëtojë duke e ndihmuar Sororsi ta bëjë Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s, ose dhe ky do përfundojë në çështjen e inceneratorëve, dmth. të SPAK.






Por më e rëndësishme është nëse do të ketë zgjedhje të parakoshme në shtator apo qeveria do vazhdojë me një kryeministër të ri nga ana e PS-së, kjo pastaj është çështje tjetër e diskutimit.”, tha Cako.