Lekë Berisha, djali i regjisores së ndjerë, Vjosa Berisha ka bërë një dedikim prekës për nënën e tij. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka postuar disa foto me të ëmën, krahas të cilave shkruan se se do e pafundësisht.






“Deri n’përqafimet tona të ardhshme të dua pafundësisht, përjetësisht e përtej, Ota Vjosa Berisha,”- ka shkruar Leka.






Vjosa Berisha ndërroi jetë dy ditë më parë. Ajo ishte e diagnostikuar me kancer në vezore që nga viti i kaluar, ndërkohë që së fundmi po trajtohej në Londër, ku edhe ndërroi jetë.