Çështja e kufijve territorialë me Greqinë në detin Jon ka qenë në qendër të vëmendjes javët e fundit.
Para pak ditësh në prag të ndërrimit të viteve, qeveria greke miratoi zgjerimin me 12 milje në detin Jon, duke marrë kështu një ‘dhuratë’ speciale për Vit të Ri nga qeveria shqiptare.
Ndër personat që ngritën zërin kudër këtij vendimi ishte edhe profesori Sazan Guri.
Ndërkohë, pasi iu refuzua e drejta për protestë, para 3 ditësh Guri ka dalë në një konferencë shtypi para Kryeministrisë duke u shprehur kundër gjykimit në Hagë të zgjerimit të Greqisë në Jonin shqiptar.
Më pas ndaj tij është ushtruar dhunë nga ana e policëve, ndonëse u paralajmëruan nga aktivistët se prof.
Guri kishte kryer një operacion në zemër tri javë më parë. Në lidhje me këtë, me anë të një postimi në rrjete sociale ka reaguar edhe avokati Altin Goxhaj.
Discussion about this post