Një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se Londra do të jetë qyteti i parë që do të bombardohet në rast të një lufte tjetër botërore.






Duke folur në televizionin rus Channel 1, politikani Andrey Gurulyov tha se kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar do të goditet i pari nëse bllokada e enklavës ruse Kaliningrad do të çonte në luftë.






“Ne do të shkatërrojmë të gjithë grupin e satelitëve hapësinorë të armikut gjatë operacionit të parë ajror”, tha ai.
Artikull i sponsorizuar






“Askujt nuk do t’i interesojë nëse janë amerikanë apo britanikë, ne do t’i shohim të gjithë si NATO. Së dyti, ne do të zbusim të gjithë sistemin e mbrojtjes kundër raketave, kudo dhe 100%. Së treti, sigurisht që nuk do të fillojmë nga Varshava, Parisi apo Berlini. E para që do të goditet do të jetë Londra. Është e qartë si kristal se kërcënimi për botën vjen nga anglo-saksonët”, tha ai.