Në emisionin “Open” në Top Channel, ka patur një përballje të gazetarëve me Lulzim Bashën.
Debati më i nxehtë ishte ai me Andi Bushati, që i ka thënë në sy Lulzim Bashës, se si firmosi shkatërrimin e Partisë Demokratike, me përjashtimin e Berishës, duke shërbyer si vegël e qeverisë.
Bushati e quajti Bashën “zjarrëfikës të opozitës”, “të kapur” dhe “vegël të Edi Ramës”. Analisti i kujtoi manipulimin e garës me të ndjerin Sokol Olldashi, thikën pa shpine ndaj Sali Berishës, tërheqjen nga aksionet opozitare, humbjet e njëpasnjëshme, uljen e kokës në parlament, kur Edi Rama i përmendte emrat e oligarkëve. Mbi të gjitha, analisti i tha se sot, ka shumicën e demorkatëve kundër dhe ka ndërtuar një realitet virtual, për t’u fshehur nga e vërteta.
Përgjigja jashtëzakonisht “intelektuale” dhe “kreative” e Lulzim Bashës ishte, “je nipi i Hysni Kapos” dhe “je me Edi Ramën”.
Më poshtë disa fragmente nga debati. Ju sugjerojmë të ndiqni emisionin e plotë, për të parë degjenerimin më të madh, që i ka ndodhur Lulzim Bashës në TV!
Video të shkëputura nga emisioni: