Me verën vijnë edhe tradhtitë e ndarjet, të paktën kështu ka deklaruar dedektivja Shkenda Lili, e cila paguhet për të zbuluar tradhtitë e çifteve në Shqipëri.






Për Shkenden, tradhtia nuk ka gjini, pasi bazuar në kalkulimet e saj, ashtu si meshkujt dhe fermat tradhtojnë në të njëjtën shpeshtësi.
Në një intervistë dedektivja tha:
“Tendenca është përgjatë stinës së verës pasi të gjithë emigrantët vijnë dhe kanë kërkesa përsa u përket investigimeve të tradhëtive.






Mendoj që lidhjet sezonale, siç është edhe ardhja e emigrantëve sezonale, aty mbetet dhe mund të rikthehet pas një viti. A ndahen njerëzit për një sezon? Jo. Stina e verës ka flirte, lidhje të momentit, jo afatgjatë, janë të pakta, të paktën me çfarë shoh unë çdo ditë.”






Një tjetër fakt interesant është që sipas dedektives, 80% e grave e falin tradhtinë e partnerit dhe rralë është arsye për një ndarje në çift, ndërkohë nga ana tjetër Shkenda tha se në stinën e verës rregullat mes çifteve ndryshojnë edhe për shkak të interesave monetare.