• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
Sunday, January 24, 2021
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
No Result
View All Result
“Covid-19 s’më kurseu nipin, vëllanë, xhaxhain dhe motrën. Lutesha, Zot me kaq, mba dorën!”/ Biznesmeni Ylli Ndroqi mesazh të ndjerë: Një zile e kobshme telefoni më njoftoi për shuarjen tënde, vëlla

“Covid-19 s’më kurseu nipin, vëllanë, xhaxhain dhe motrën. Lutesha, Zot me kaq, mba dorën!”/ Biznesmeni Ylli Ndroqi mesazh të ndjerë: Një zile e kobshme telefoni më njoftoi për shuarjen tënde, vëlla

05/12/2020
Share on FacebookShare on Twitter

“Për muaj me radhë po përjetoj shuarjen e njerëzve të shtrenjtë. Covid-19 nuk mi kurseu e ndërsa thaja lotët për Nipin, vëllanë, motra shndërrohej në ëngjëll.

Çdo herë lutesha: “Zot me kaq, mba dorën!”, me shpresën se do më kursente të tjerë njerëz të dashur, të tjera dhimbje zemre.”

Kështu e nis Ylli Ndroqi, biznesmeni dhe pronari i RTV Ora, mesazhin e ngushëllimit për ndarjen nga jeta të pronarit të Fax News Kasem Hysenbelliu. Ndoqi, shkruan se një zile e kobshme telefoni sot e ka njoftuar për ndarjen e “vëllait të tij” siç e quan ai zotin Hysenbelliu.

Vetë Ylli Ndroqi ka humbur për shkak të Covid-19 xhaxhain, nipin (djalin e xhaxhait), vëllanë dhe motrën.

“Kasem i dashur, le brengë, dhimbje, trishtim me shuarjen tënde fizike, por le një vend takimi ku çdokush me një telekomandë mund të gjejë dhuratën e çmuar të mendimit të lirë. Neës24, Panorama, FaxNeës mbajnë firmën tënde.

Everest

Shpirti yt meriton paqen, kujtimi yt përjetësinë, puna jote vazhdimësinë. Me ikjen tënde nuk do mësohem kurrë, na ndriçofsh nga lart për udhën që na mbetet në këtë botë të padrejtë! Vëllai im Kasem, dje, sot e përgjithmonë”, vijon Ndroqi.

Mesazhi i plotë:

Për muaj me radhë po përjetoj shuarjen e njerëzve të shtrenjtë.

Covid-19 nuk mi kurseu e ndërsa thaja lotët për Nipin, vëllanë, motra shndërrohej në ëngjëll.

Çdo herë lutesha: “Zot me kaq, mba dorën!”, me shpresën se do më kursente të tjerë njerëz të dashur, të tjera dhimbje zemre.

Shpresova deri në çastet e fundit, deri kur një zile e kobshme telefoni më njoftoi për shuarjen e mikut të rrallë, kolegut të guximshëm, njeriut të besuar, vëllait, që fati ma solli një udhëtimi të vështirë jete.

Kasem Hysenbelliu, njeriu që themeloi median e pavarur e rezistoi ta ruante të tillë, njeriu, që në botën e trazuar mediatike mbeti i kthjellët e i vërtetë, njeriu, që i dha zë të pamundurit, të abuzuarit dhe nuk mësoi dot kurrë kompromisin me mënyrën e lehtë nga sot do t’i mungojë familjes, miqve, atyre që e deshën dhe çmuan, publikut, që kërkonte ajër në asfiksimin e fjalës së lirë.

Do t’i mungojë gruas, fëmijëve, familjes, miqve e të afërmve dhe u shpreh ngushëllimet për këtë humbje të parakohshme të të shtrenjtit të tyre.

Dhe do të më mungojë shumë si vëllai i madh, si miku i drejtë, si babaxhani në ditë të errëta e kritiku më i drejtë në kohë të turrbullta, si krahu i djathtë, si referenca në hutimin prej goditjeve pas shpine.

Sot, më shumë se kurrë covid-i i marrë po na mëson të mendojmë për vdekjen e kush mundet duhet ta shndërrojë në mundësi për t’u bërë më të mirë.

Askush nuk do të jetë i përjetshëm, jetojmë për të ndërtuar diçka, që do të mundet të mbetet e tillë.

Kasem i dashur, le brengë, dhimbje, trishtim me shuarjen tënde fizike, por le një vend takimi ku çdokush me një telekomandë mund të gjejë dhuratën e çmuar të mendimit të lirë. Neës24, Panorama, FaxNeës mbajnë firmën tënde.

Shpirti yt meriton paqen, kujtimi yt përjetësinë, puna jote vazhdimësinë.

Me ikjen tënde nuk do mësohem kurrë, na ndriçofsh nga lart për udhën që na mbetet në këtë botë të padrejtë!

Vëllai im Kasem, dje, sot e përgjithmonë!

Tags: akreportcovidYlli Ndroqi
ShareTweetShare
Next Post
Vaksina: A është koha për të festuar?

Vaksina: A është koha për të festuar?

Discussion about this post

Everest

Sondazh

Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit?

SHIKO REZULTATIN

Loading ... Loading ...
Përdorimi Politik i Fesë/ “Myslimani Sami dhe i krishteri Sokrat”, Veliaj i prezanton puntorët e Bashkisë sipas besimit fetar

Përdorimi Politik i Fesë/ “Myslimani Sami dhe i krishteri Sokrat”, Veliaj i prezanton puntorët e Bashkisë sipas besimit fetar

24/01/2021
Në përpjekje për të treguar se nuk bën dallime mes punonjësve të bashkisë, Erion Velija ka bërë pikërisht atë që...
Read More
Mjeku Kalo: Po rrezikojmë jetët tona, disa të pamoralshëm…

Mjeku Kalo: Po rrezikojmë jetët tona, disa të pamoralshëm…

24/01/2021
Mjeku Tritan Kalo me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se ngjarjet e fundit të fenomeneve të mitmarrjes...
Read More
“Janë paratë, paratë, kullat, kullat..”/ Lubonja për lidhjet e mafias së kullave me pushtetin: Si po na mbyt ky tumor!

“Janë paratë, paratë, kullat, kullat..”/ Lubonja për lidhjet e mafias së kullave me pushtetin: Si po na mbyt ky tumor!

23/01/2021
Në Shqipëri ka plasur një skandal, pas publikimit të përgjimeve të anti-mafias italiane, ku eksponentë të grupit mafioz Ndragheta, flasin...
Read More
Basha i bindur për fitoren: Do të jem i pari kryeministër që s’është shkolluar në komunizëm.

Basha i bindur për fitoren: Do të jem i pari kryeministër që s’është shkolluar në komunizëm.

23/01/2021
“Unë do të jem i pari kryeministër që nuk është arsimuar në komunizëm, që është rritur dhe brumosur me një...
Read More
Mediat gjermane: Nëse Greqia zbaton zgjerimin me 12 milje, Turqia do e shohë si shkak për luftë

Mediat gjermane: Nëse Greqia zbaton zgjerimin me 12 milje, Turqia do e shohë si shkak për luftë

23/01/2021
Revista Gjermane Der Spiegel ka komentuar vendimin e parlamentit grek për të votuar pro projektligjit të Ministrisë së Punëve të...
Read More
Hetimi i Antimafies, Kokëdhima: Mos u çudisni kur të dalin fakte edhe më tronditëse!

Hetimi i Antimafies, Kokëdhima: Mos u çudisni kur të dalin fakte edhe më tronditëse!

23/01/2021
Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, u shpreh se pushteti qendror dhe vendor në Shqipëri është vënë në shërbim të...
Read More
SHIFRA TË LARTA NGA COVID-19 në Shqipëri/ 7 viktima dhe 786 raste të reja

SHIFRA TË LARTA NGA COVID-19 në Shqipëri/ 7 viktima dhe 786 raste të reja

23/01/2021
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona ndërsa janë konfirmuar 786...
Read More
Vajzës në Amerikë – Nga Edmond Arizaj

Vajzës në Amerikë – Nga Edmond Arizaj

23/01/2021
Do të vije një kohe që do të pyesësh veten: Pse babai me këshilloi të studioja në USA. Shpresoj që...
Read More

BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin
BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin

Flet drejtoresha ekonomike e kompanisë “Daisy & ETM”, Myrvete Pazaj Nga 1 janari nis zbatimin procesi i fiskalizimit për lëshimin...

09/01/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Gruaja e Taulant Ballës: Burri im ishte orator i shkëlqyer dhe një nga djemtë më të pashëm të parlamentit!

“Policia, ndihmë, uaa injorant”, këngëtares së njohur shqiptare i ndodh ajo që nuk ne priste në mes të natën, tmerrohet dhe…(VIDEO)

Përdorimi Politik i Fesë/ “Myslimani Sami dhe i krishteri Sokrat”, Veliaj i prezanton puntorët e Bashkisë sipas besimit fetar

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!