Gazetari Çim Peka, i ka kthyer përgjithe Lulzim Bashës, që sulmoi televizionin Syri nga konferenca me gazetarët edhe pse ky televizion e ka mbështetur Bashën, duke u kthyer gati në organ zyrtar të PD.
Çim Peka ka publikuar një status, ku paraqet disa tabela. Ai thotë se këto janë paratë që merr kunati i Bashës nga oligarkët.
Në këtë status ka reaguar edhe Sali Berisha që thotë i Pekës: Të lumtë!
“Lul, keto jane disa nga faturat qe “oligarket” i paguajne kunatit tend. Asnje nga gazetaret e Syrit nuk te ka marre te te ankohet per bravat e Syrit, por familjaret tuaj me jane justifikuar kur nderpreve protestat se: “Nuk do bej Luli 7-14 vjet burg per pastrim parash, qe te vijne demokratet ne pushtet”. Berisha edhe mund te te fale, por Syri jo. Nderkohe qe gazetarit e Syrit merreshin ne qeli nga policia qe ti te vije ne pushtet, kunati paguhej nga oligarket dhe Rama. Vazhdojme..”