Vjollca u bë e njohur për shprehjet e saj gjatë përballjes me burrin në një dalje televizive. Në një intervistë për “Real People” në Euronews Albania, Vjollca është shprehur se ditën që doli në televizion nuk ka marrë qetësuesin dhe sipas saj situata ka dalë jashtë kontrollit. Vjollca vuri re se të gjithë të afërmit e saj i bërtisnin dhe e ofendonin, gjë që e kishte mërzitur dhe stresuar.
“Të gjithë bënin zërin tim. Merr çantën, shkon në lokal. Atë ditë nuk kisha parë kokrrën, qetësuesen dhe fola. Dhe Eni më tha që ta shaja sa më shumë. Nuk mbaj mend fare se çfarë kam fol. Kur e kam pa këtu në telefon tim, u çmenda. Gjithë miqtë më bërtisnin, më shanin. Më thoshin pse ke fol kështu. Këtu është mentaliteti, këtu gratë janë të mbylluara ndërsa unë s’kam qenë kështu.
Më thoshin si s’ke zor, i vure në siklet çunat. Pastaj më doli se ka vdekur, ishte më keq. Unë dilja se nuk e kisha problem fare. Nuk dilja nëpër lagje të pija kafe, shkoja vetëm në lokal. Nuk më vjen mirë që u bëra e njohur. Më iku mendja nga stresi. Jam penduar se ndjehem keq,”- u shpreh Vjollca.
Pas daljes në “Shihemi në gjyq”, Vjollca shprehu pendesë për fjalët e saj në emision, të cilat u bënë shumë virale. “Nuk më vjen mirë që batuta ime u bë ashtu. U pendova për atë që thashë, sepse ndihem keq. Më thonë ke dalë në televizor, por mu më nxori e keqja,”- tha ajo ndër të tjera.
Disa njerëzve u pëlqen historia e Vjollcës dhe Zenunit në një emision televiziv, sepse tregon sesi njerëzit mund të arrijnë atë që duan edhe pse nuk jetojnë më me burrin e tyre. Ajo foli për jetën e saj personale dhe mënyrën se si u njoh me bashkëshortin ditën kur u fejua. Ajo theksoi se fëmijën e saj të parë e solli në jetë në moshën 24-vjeçare, një vit pasi u martua.
“Kam qenë 24 vjeç kur jam bërë nënë, 1 vit pasi jemi martuar. Zenuni më mban në pëllëmbë të dorës. Unë kam punuar gjithmonë, edhe Zenuni punonte. Unë Zenunin e kam parë ditën kur jam fejuar. Më pas vinte te puna. Ka qenë shumë i bukur. Herën e dytë më ngjiti pak.
Tani më pëlqen shumë politika. Kam qenë socialistë që kur kam lindur. Zenuni është demokrat, por ia kam marrë votën,”- tha ajo. Ajo tha se Zenuni ishte shumë punëtor dhe që gjithmonë e ka ndihmuar në punët e shtëpisë.