• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
Thursday, January 21, 2021
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
No Result
View All Result
“Buka Haram“ o Xhaxhi Ram!

“Buka Haram“ o Xhaxhi Ram!

12/12/2020
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Inida Kreuz (Zhaku)

Xhaxhi Edi, je lakuriq dhe çfarëdo lloj petku të të hedhë mbi supe Fuga apo Mero, ti je lakuriq përpara syve tanë. Rrotullohu nga të duash, paqe nuk do gjesh as natën as ditën edhe sikur gjithë ushtrinë ta nxjerrësh kundër fëmijëve që i ke lënë pa të ardhme! Nëse ka një person që po e shfrytëzon këtë situatë politikisht, ai je ti! Je huligani që rreh.

Protestuesit me të drejtë po shprehin një revoltë që nuk e ka burimin veç tek vrasja e Klodianit, por edhe tek shkatërrimi i së drejtës dhe institucioneve nga ti. Sot kemi një shtet me një polici kriminale që dhunon popullin, sepse ti je një huligan që rreh dhe ata që të shërbejnë ty janë lukunia që leh pas teje.

Sot kemi një shtet të kapur në çdo drejtim nga gjobaxhinj, hajdutë, injorantë dhe maskarenj, që lehin pas lehjeve të tua. Xhaxhi Edi, selinë e partisë e dogje vetë, që të shfrytëzosh situatën politikisht, pra shfrytezuesi dhe abuzuesi i të miturve je ti vetë dhe lukunia që leh pas teje! Videot që ti nxjerr, sikur këta minorenë po paguhen nga njerëz të korruptuar, janë të bëra nga ty dhe nga lukunia qe leh pas teje, me paret e krimit që të ka financuar pushtetin absolut.

Xhaxhi Edi, përrallat me dorëheqje e me moralizime, janë thjeshtë lehje të ngjirura të lukunisë tënde . Karvani që ecën përpara janë protestuesit që sot kanë një revoltë më të madhe se çdo herë. Ata i kanë thënë burgut hapu, sepse më mirë është jeta në burg, sesa në periferitë pa të ardhme ku ke izoluar gjysmën e shoqërisë. Pa të ardhme, pa mundësi, pa përkrahje. Janë rinia që lindi mes plumbave të 97ës, 98ës, që u rrit me kothere, me dhunë dhe pa përkrahje. Që nuk e dinë se çdo të bëjnë nesër. Janë fëmijët e “kokëpalarëve“ që ndezën zjarret e tua në 21 Janar dhe që i yshte të vriteshin në shesh për pushtetin tënd.

Everest

Janë fëmijët e atyre që blen huligani yt Balla me një thes miell për një votë. Janë fëmijët e prindërve që nuk kanë çfarë tu japin fëmijëve për të ngrënë, që bëhen mercenarë e militantë për një copë bukë. Pra kujdes me ata se u detyrohesh shumë. Të sollën në pushtet prindërit e tyre dhe varfëria e tyre të bëri ty sot sulltan, mbret, huligan dhe lukuni që vetëm leh.

Xhaxhi Edi, këta fëmijë që ti dhunon sistematikisht përmes lukunisë tënde, meritojnë respekt, sepse janë femijët e shtresës më të varfër dhe më të paarsimuar, që pushteti yt e dhunon duke u marrë pronat, duke u marrë shtëpitë, duke i trajtuar si leckë, duke i lënë pa punë, pa asistencë. Por fatmirësisht fëmijët e “kokëpalarëve” të tu, po të tregojnë sot vendin dhe po e faktojnë çdo çast e më shumë, që lukunia je ti!

Tags: RamaZhaku
ShareTweetShare
Next Post
Çuri tregon debatin me efektiven: M’u errën sytë! Kriteri kryesor i punësimit është të jenë militantë të PS…

Çuri tregon debatin me efektiven: M’u errën sytë! Kriteri kryesor i punësimit është të jenë militantë të PS…

Discussion about this post

Everest

Sondazh

Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit?

SHIKO REZULTATIN

Loading ... Loading ...
Rama, propagandë edhe më 21 Janar, shpall “Dëshmorë të Atdheut” 4 viktimat

Rama, propagandë edhe më 21 Janar, shpall “Dëshmorë të Atdheut” 4 viktimat

21/01/2021
Pasi nuk ka bërë asnjë hap për të vënë drejtësi dhe pasi i kujton ata vetëm në 21 Janar, Edi...
Read More
PAMJE TË RËNDA/ Safet Gjici helmon qentë në Kukës!

PAMJE TË RËNDA/ Safet Gjici helmon qentë në Kukës!

20/01/2021
Disa qenë janë gjetur të ngordhur para bashkisë ditën e sotme në Kukës. Deri më tani dyshohet se qentë janë...
Read More
Kontrata sekrete e Ramës, do lerë pa vaksinë deri në vjeshtë 2.2 milionë shqiptarë

Kontrata sekrete e Ramës, do lerë pa vaksinë deri në vjeshtë 2.2 milionë shqiptarë

20/01/2021
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për lajmin e publikuar nga Gogo.al që zbuloi kontratën sekrete mes Qeverisë të Republikës së...
Read More
Aksidenti i frikshëm në Tiranë/ Policia heshti për ngjarjen, Stiverjani është nipi i zyrtarit të Policisë

Aksidenti i frikshëm në Tiranë/ Policia heshti për ngjarjen, Stiverjani është nipi i zyrtarit të Policisë

20/01/2021
Pak ditë më parë u regjistrua një aksident i frikshëm para ambasadës italiane ku një automjet me shpejtësi 150 km...
Read More
Ramës i del sekreti, zbulohet kontrata e qeverisë me Pfizer

Ramës i del sekreti, zbulohet kontrata e qeverisë me Pfizer

20/01/2021
Kontrata e shumëpërfolur ndërmjet qeverisë shqiptare dhe korporatës farmaceutike “Pfizer” të cilën Rama donte ta mbante të fshehtë është zbuluar...
Read More
Mbante drunj në krah për të ngrohur nxënësit/ Flet mësuesi: Ndihem i poshtëruar

Mbante drunj në krah për të ngrohur nxënësit/ Flet mësuesi: Ndihem i poshtëruar

19/01/2021
Fotoja e mësuesit Maliq Torra nga Pogradeci, i cili mbante në krah shkarpa për të ngrohur nxenësit bëri xhiron e...
Read More
“Në Shqipëri ecën vetëm nëse bëhesh dashnorja e drejtorit, kriminelit, burrit të martuar, aty s’e duan njeriun e mirë”

“Në Shqipëri ecën vetëm nëse bëhesh dashnorja e drejtorit, kriminelit, burrit të martuar, aty s’e duan njeriun e mirë”

19/01/2021
Rike Roçi, një personazh i njohur mediatik në Shqipëri, por që jeton në Itali, është pyetur nga ndjekësit e saj,...
Read More
Debati/ Baton Haxhiu: Është rritur mirëqenia, nuk ka më njerëz që nuk hanë bukë në Shqipëri

Debati/ Baton Haxhiu: Është rritur mirëqenia, nuk ka më njerëz që nuk hanë bukë në Shqipëri

19/01/2021
Analistët Baton Haxhiu dhe Fitim Zekthi janë përplasur mbrëmjen e djeshme për sa i përket varfërisë në Shqipëri. Sipas Haxhiut,...
Read More

BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin
BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin

Flet drejtoresha ekonomike e kompanisë “Daisy & ETM”, Myrvete Pazaj Nga 1 janari nis zbatimin procesi i fiskalizimit për lëshimin...

09/01/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Video/ Fierakët i këndojnë presidentit turk: Erdogan nuk bën më nëna

Rama, propagandë edhe më 21 Janar, shpall “Dëshmorë të Atdheut” 4 viktimat

Donald Trump i dha lamtumirën Shtëpisë së Bardhë, Ivanka nuk mban dot lotët, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit (VIDEO)

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!