I kërrusur dhe gjysmë i ulur, ministri i Brendshëm i Ukrainës u largua me vrap nga një pozicion i ekspozuar i vijës së parë të frontit teksa u sulmuan me mortaja nga separatistët pro-rusë në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore.
Gazetarët që shoqëronin ministrin, Denys Monastyrsky thanë se zona u vu në rrezik nga breshëri të shtënash dhe mortajash.
Ndërkohë, vetëm disa minuta më parë, Denys Monastyrsky u kishte thënë gazetarëve: “Ne jemi gati për çdo skenar në çdo kohë”- raportojnë mediat ndërkombëtare, ndërkohë që predhat ranë vetëm 300 metra larg tyre.
Minister Ministry of Internal Affairs of Ukraine Monastyrsky, a group of MP and 25 foreign journalists came under mortar fire in Donbas.
According to a @radiosvoboda correspondent shells fell 300m from the place where the minister and journalists were. #war #RussianInvasion pic.twitter.com/68vrNlStAW
— Intermarium (@Intermarium2day) February 19, 2022
Burimi: timesofisrael.com