LSI në Elbasan nuk ka më, ka qenë një strukturë e cila ishte e mbartur për arsye që lidhen me marrëdhënien e LSI-së me pushtetin. Kur LSI nuk ka pushtet, LSI nuk ekziston. Për fat të keq sot ne nuk kemi një president që përfaqëson unitetin e vendit. Ai do vazhdojë të qëndrojë në detyrë se bën mirë pjesën e dytë të detyrës, jo Kushtetuese por atë politike. Ne e nxisim që si pari të qartësojë se kush është kryetar i LSI dhe më pas me Bashën nëse është ai apo Meta kryetar i opozitës. Pasi të jenë sqaruar ne të kemi mundësi të dimë kush nga këta të do të udhëheq opozitën në humbjen e radhës. Ne nuk kemi kundërshtar as Saliun, as Ilirin as Monikën e jo më Lulin. Ne kemi kundërshtar detyrën ndaj qytetarëve për të përmirësuar shërbimet publike ndaj tyre”, tha Balla.
Discussion about this post