Nga Erion Dasho/
BORATI: NJË UDHËTIM NGA BLERI TEK ENVERI
Dëgjova Boratin të fliste për autonomi spitalore!
Për miqtë që nuk janë mjekë, kjo do të thotë se qeveria heq dorë nga marrja e vendimeve për llogari të spitaleve dhe i lejon ato të marrin vendimet e veta për punësimet, menaxhimin e buxhetit, organizimin e punëve dhe për këtë i përgjigjen vetëm ligjit, rregullave të shtetit dhe një bordi të pavarur.
Në teori, shkëlqyer! Le të shohim se ç’ndodh në praktikë!
Me ligjet e sotme të “Boratëve” për të transferuar një infermiere nga një fshat në një tjetër duhen ndjekur këto hapa.
Hapi i parë: infermierja i bën kërkesë përgjegjësit ose drejtorit të shëndetësisë së rrethit.
Hapi i dytë: drejtori i rrethit i dërgon kërkesë operatorit rajonal të shëndetësisë!
Hapi i tretë: operatori rajonal i dërgon kërkesë operatorit kombëtar!!
Hapi i katërt: operatori kombëtar i dërgon kërkesë ministrisë dhe transferimi firmoset nga vetë ministri i shëndetësisë!!!
Hapi i pestë e tutje: rripi i transmetimit lëviz mbrapsht deri tek infermierja.
Pra, për të transferuar një infermiere nga një fshat në tjetrin duhet firma e ministrit të shëndetësisë!
Kjo nuk ndodhte as në komunizëm, megjithëse atëherë ishte deklaruar se sistemi shëndetësor organizohej sipas modelit të centralizuar sovjetik Semashko. Kaq mjafton për të kuptuar se shëndetësia shqiptare sot është më e centralizuar edhe se shëndetësia në kohën e Enverit!
Para tetë vjetësh, Borati premtoi sistemin anglez dhe riktheu sistemin sovjetik! Premtoi shëndetësinë e Blerit dhe risolli atë të Enverit!
Sot premton pa pikë turpi se do të vendosë autonomi spitalore në mandatin e tretë!
Ta ketë seriozisht vallë??!!
A duhet besuar??!!
Discussion about this post