Një kryeinfermiere në një spital në Chattanooga, Tennessee, SHBA, shkaktoi frikë, pasi i ra të fikët pak pasi mori vaksinën COVID-19 të Pfizer-BioNTech.
Tiffany Dover, kryeinfermiere në CHI Memorial, mori vaksinën dhe më pas iu drejtua mediave.
Ndërsa u përgjigjej pyetjeve të tyre, në një moment ajo tha: “Më fal, po ndjehem keq, jam e trullosur, më vjen keq”.
Video e momentit u shpërnda gjerësisht, duke ngritur pikëpyetje në lidhje me vaksinën e Pfizer.
Mjekët që ishin aty u kujdesën për infermieren, duke thënë se nuk ishin përbërit e vaksinës qoi i shkaktuan asaj atë gjendje.
Vetë infermierja shpjegoi se ajo kalon në këtë gjendje sa herë që ndjenë dhimbje në trup.
Discussion about this post