Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar në ABC përballë gazetares Jonida Shehu se që një kryetar të japë dorëheqjen duhet të humbë një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në këtë pikë Basha deklaroi se zgjedhjet nga të cilat PD mbeti në opozitë nuk kanë qenë në kushtet e barazisë.
Ai u shpreh se një kryetar që ka dhënë dorëheqjen nuk duhet të futet më në garë për postin e kreut të partisë, ndërsa shtoi se dorëheqja në kushtet ku është ai sot, do kishte qenë akt burracak.
“Detyra ime jo vetëm si kryetar i opozitës por edhe si brez i ri në politikë është të flas për fundin e tranzicionit. Ky mentalitet duhet të marrë fund. Jam i bindur që një kryetar që jep dorëheqjen nuk duhet të garojë më. Sepse kur jep dorëheqjen nuk është një fjalë goje. Kthimi prapë është akt mashtrimi publik. Dorëheqje pa kthim po. Statutin nuk e vendos unë por Kuvendi. Kuvendi ka vendosur që kjo të mos jetë në statut. Mendimi im është ky. Një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme duhet të humbë një kryetar që të duhet të japë dorëheqjen.
Pyetje: Sa zgjedhje duhet të humbasë një lider që të japë dorëheqjen?
Basha: Një palë, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse nuk do kisha konstatuar masakrën e 25 prillit, padyshim që vendimi im do ishte dorëheqja.