Armand Shkullaku, ka komentuar nismën rajonale “Ballkani i Hapur”, ku marrin pjesë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shkullaku tha se kjo është një nismë të cilën e kanë ndërmarrë dy autoritarë, për t’i treguar Eruopës se kanë në dorë “çelësat e Ballkanit”.
“Kush e ndërmerr këtë nismë? Rama dhe Vuçiç, që janë të kritikuar si liderë autoritarë. Kanë rekordet më të zeza. Për krimin, zgjedhjet, eleminim të opozitës, oligarkët, etj.
Pra kemi dy regjime autoritare. Këta të dy, për të mbajtur tempin e regjimeve të tyre, duan t’i paraqiten Evropës dhe botës, si njerëzit që kanë në dorë çelësat e Ballkanit.
Nuk mundet që dy njërëz që deri dje ishin për një Ballkan me mure, tani na dolën për Ballkan pa mure fare. Janë dy koncepte krejt të kundërta me njëra tjetrën. Dy njerëz që nga muret tani na u bënë pa mure fare.
Ky hap ndërmerret në kohën kur Serbia po krijon vatra tensioni, që analistë të huaj, I quajnë një rrezik për konflikt në Ballkan”, tha ndër të tjera Shkullaku.